Marinela Ziu: Biznesi shqiptar nën presion të jashtëzakonshëm, Koalicioni Euroatlantik ofron zgjidhje konkrete

Kandidatja për deputete e Koalicionit Euroatlantik në Korçë, Marinela Ziu, ka denoncuar presionin e madh që, sipas saj, po ushtrohet mbi biznesin nga ana e qeverisë, veçanërisht gjatë periudhave zgjedhore. Në një takim me përfaqësues të biznesit të vogël, të mesëm dhe të madh, Ziu u shpreh se situata është alarmante, ndërsa solli në vëmendje se rreth 70% e bizneseve raportojnë raste të kërkesave për ryshfet.

Si zgjidhje për këtë problem, Ziu solli propozimin e Koalicionit Euroatlantik për ngritjen e një Inspektorati të vetëm Kombëtar, i cili do të fokusohet vetëm në parandalimin e shkeljeve dhe do të mbulojë sigurinë ushqimore, shëndetësore dhe teknike, pa vendosur gjoba abuzive.

Ndër të tjera, kandidatja e Koalicionit Euroatlantik theksoi nevojën për një reformë të thellë fiskale, duke paraqitur disa nga propozimet kryesore të programit ekonomik:

Vendosja e taksës së sheshtë 9% për të gjitha kategoritë;

Ulja e tatimit mbi të ardhurat nga 15% në 9%;

Ulja e tatimit mbi biznesin nga 15% në 9%;

Heqja e të gjitha taksave për bizneset e vogla deri në 14 milionë lekë xhiro;

Ulja e detyrimeve vendore për biznesin e vogël në maksimum 1% të xhiros vjetore.

“Për ne, biznesi është aleat për zhvillimin e vendit. Korça dhe Shqipëria meritojnë më shumë,” tha Ziu, duke i bërë thirrje qytetarëve të votojnë numrin 4, Koalicionin Euroatlantik, më 11 maj.

Artikulli paraprakOrjola Pampuri: Ish-të përndjekurit dhe pronarët janë shtylla morale e së djathtës shqiptare
Artikulli tjetërXhulieta Kërtusha: Nuk është vetëm fushatë, është një lëvizje për një shoqëri më të drejtë