Kursku është në duart e Putin, Trump kërcënon Rusinë pas takimit me Zelenskin

Donald Trump ka ndryshuar përsëri qëndrim ndaj Rusisë. Menjëherë pas takimit me kreun e shtetit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, Trump kërcënoi Rusinë me sanksione dhe shprehu dyshime për gatishmërinë e kreut të Kremlinit për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Gjatë fluturimit për në SHBA nga Roma, Trump shkroi në “Truth Social” se nuk kishte asnjë arsye që Putini të gjuante raketa në zonat civile, qytetet dhe fshatrat në Ukrainë ditët e fundit. “Më bën të mendoj: Ndoshta ai nuk dëshiron të përfundojë luftën fare, por thjesht po më pengon – dhe duhet të trajtohet ndryshe (…),” theksoi Trump.

Presidenti amerikan përmendi si shembull të ashtuquajturat sanksione dytësore, pra masa ndaj vendeve të treta, kompanive apo individëve që vazhdojnë të bëjnë biznes me Rusinë. Ai gjithashtu tregoi se dëshironte të shkëputte më tej Rusinë nga sistemi bankar ndërkombëtar.

Sakaq, Rusia vijon përparimet e tij në terren. Moska njoftoi se ka rifituar plotësisht kontrollin e rajonit të Kurskut, një pretendim i kontestuar menjëherë nga pala ukrainase. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Rusisë Valery Gerasimov e bëri deklaratën në raportin e tij drejtuar Presidentit Vladimir Putin, duke thënë se trupat ruse të premten “çliruan” vendbanimin e fundit nën kontrollin ukrainas në Kursk.

Në përgjigjen e tij ndaj raportit të ushtrisë të publikuar nga Kremlini, Putin tha se sulmet e Ukrainës në rajonin e Kurskut kanë dështuar plotësisht dhe humbjet e saj “me siguri do të reflektohen në të gjithë linjën e kontaktit luftarak“. Ai shtoi se disfata krijon kushte për veprime të mëtejshme të suksesshme ushtarake në fronte të tjera.

Artikulli paraprakReijnders: Milano kuqezi, dua ta mbyll me këtë fanellë! Europa detyrim për klubin, objektivi im është ylli i dytë…
Artikulli tjetërFitim Zekthi: Papa Françesku dha një mësim të madh edhe për politikën dhe krizën e sotme