Endri Hasa: “Më 11 maj, vota juaj mund të ndryshojë gjithçka”

Kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik në Elbasan, Endri Hasa, në një mesazh të fundit drejtuar qytetarëve, thekson rëndësinë historike të zgjedhjeve të 11 majit. Sipas Hasës, ky moment është një mundësi reale për të sjellë ndryshimin që Shqipëria ka nevojë, përmes ndëshkimit të politikës së vjetër dhe zgjedhjes së një alternative të ndershme dhe europiane.

Në fokus të mesazhit të tij është krijimi i një shteti të drejtë, pa korrupsion, me një ekonomi të çliruar dhe me arsim e shëndetësi të standardeve të Bashkimit Europian. Ai bën thirrje për mbështetje të Koalicionit Euroatlantik dhe të kandidaturës së tij, duke theksuar besimin tek Shqipëria dhe tek mundësitë që vendi ka për të ecur përpara.

Postimi i plotë i Endri Hasës:

> “Mirëmëngjes Në 11 Maj më shumë se kurrë vota juaj ka peshën për të ndryshuar gjithçka! Një shtet i drejtë, pa të korruptuar, me një ekonomi që çlirohet dhe një arsim dhe shëndetësi të standarteve europiane vjen duke zgjedhur Koalicionin Euroatlantik dhe duke ndëshkuar politikën e vjetër
> Beso te Shqipëria
> ✅ Voto Nr. 4️⃣ – Koalicioni Euroatlantik
> ✅ Voto Endri Hasa”

Artikulli paraprakNjë parti që gjithmonë ka menduar për Shqipërinë…
Artikulli tjetërArmend Gjana: Më 11 maj, vota ndahet mes drejtësisë dhe korrupsionit