Ndocaj: PS dhe PD po blejnë vota, në Lezhë Koalicioni Euroatlantik del me dy deputetë

Kandidati i Koalicionit Euroatlantik për qarkun e Lezhës, Eduard Ndocaj shpreh bindjen se në qarkun ku ai garon do të dalin me dy deputetë.

Nga studio e “MCN Live” ai deklaroi se Partia Socialiste dhe Partia Demokratike po blejnë vota, ndërsa për forcën politike që ai përfaqëson thotë se ndiqen nga qytetarët e lirë.

Sipas tij, nuk ka rrotacion duke qenë se blihet vota dhe kërcënohet qytetari.

Ndocaj shton se thelbi i një qeverisje është programi dhe shpreh bindjen se forca politike që ai përfaqëson do të jetë shtetformuese në 11 maj dhe Lulzim Basha do të jetë Kryeministër.

 

Jemi në vitin 2025 dhe premtimet janë akoma, ujë, drita, rrugë. Koalicioni Euroatlantik është e vetmja shpresë që shqiptarët të dalin nga kjo situatë.

Ne jetojmë në Europë, se na kanë detyruar të shkojmë atje. Unë jetoj në Itali, edhe kam nisur nga Greqia.

Por e shoh të pamundur në kushtet aktuale që një biznesmen që është integruar në pikat më të larta të biznesit italian, të mos ketë asnjë shpresë për biznes në Shqipëri dhe të kthejë familjen këtu. Edhe kur isha deputet, jetën e kam bërë mes Milanos dhe Shqipërisë.

Dhe jam deputeti i vetëm që nuk kam bërë asnjë mungesë. Falë votave të lezhjanëve u bëra deputetë, se pa votat e tyre nuk do kisha dalë deputet.

Falë edhe dekriminalizmit, që të paprekshmit nuk janë më të paprekshëm, por janë fshehur në ferra.

Falë ligjit për dekriminalizimit unë u bëra dhe deputet dhe Shqipëria nuk ka më të paprekshëm, sa Sali Berisha thotë po erdha unë në pushtet do e shkrijë SPAK, apo Rama që thotë që do ndërtojmë një ligj të posaçëm. Ndërsa ne e mbështesim SPAK.

Ndocaj ndan bindjen se do e ketë votën e diasporës dhe për këtë veçon bashkëpunimit me shqiptarët në Itali.

Shpresoj se shqiptarët e Italisë dhe diaspora do më votojnë. Unë kam pasur një marrëdhënie pune në 25 vite biznes, që kam punuar me 30 mijë shqiptarë si biznes dhe jam plotësisht i bindur që këta qytetarë do mendohen dy herë kur të votojnë.

Ne në qarkun Lezhë ne kemi tre emigrantë kandidatë. Diaspora duhet të përfaqësohen nga këta emigrantë, se nëse ne sot jetojmë në emigracion dhe një pjesë janë detyruar.

Siç është Lezha është gati gjithë Shqipëria se kriminaliteti është në rang kombëtar.

Që janë të frikësuar qytetarët është e padiskutuar se ne i takojmë në takime individuale, se thonë nuk mund të dalë të më shohin me ty, se më heqin nënën nga puna, më shembin shtëpitë, iu vënë gjoba marramendëse.

Një qytetari i vunë 50 milionë lekë gjobë për ndërtim pa leje, kur po hidhte katin e dytë të shtëpisë e cila në total kushton 25 milionë lekë.

Këto janë tmerret që ndërton pushteti, se kërcënim janë këto, banda janë këto. Duke kërcënuar me bukën e gojës, me ndërtesën, me prona.

Qyteti i Lezhës ka pasur këtë trysni në çdo fushatë dhe sot ekziston.

Sot shohim më pak rrëmujë dhe shpresojmë që SPAK që ka zbarkuar në qytete të ndryshme të marrë në dorë njerëzit që kanë dalë në terren për të blerë vota.

Qoftë Partia Demokratike e qarkut Lezhë dhe Partia Socialiste, po blejnë vota. Njerëzit na thonë sa ofroni ju se ne na ofrojnë kaq.

Kjo është katastrofa e zgjedhjeve në këto 33 vite. Se është kthyer vota si një plaçkë, jo si një e drejtë kushtetuese. Dhe nuk kemi rrotacione duke qenë se blihet vota, dhe kërcënohet qytetari.

Kjo është arsyeja pse në datë 11 qytetarët duhet të ndërgjegjësohen. Është i nevojshëm rrotacioni që një pushtet të mos ekzistojë mbi katër vite.

Një pjesë e mirë e shqiptarëve janë të ndarë në dy kategori, se një pjesë japin votën si tifozllëk dhe një pjesë si plaçkë.

Por në shumë takime që kam me qytetarët na shprehen duke më bërë dhe të reflektojë “Eduard ne kemi dëshirë të votojmë se je i ndershëm, je nga familje fisnikësh, por jam me PD, të ishte me PD do ta jepja ty”.

Shqiptarët e kanë kthyer në sport politikën, sikur po bëjnë tifozllëk për një ndeshje futbolli, sikur je me Milan apo Juven.

Njoh shumë njerëz në Itali që kanë qenë djathtas dhe kanë votuar majtas, se lexojnë programin dhe shohin individin se kush e përfaqëson këtë program.

Se mund ta prezantoj programin e Partisë Demokratike në Lezhë, Gjin Gjioni, por është larguar nga korrupsioni, nga drejtësia si gjykatës, dhe duke qenë i korruptuar atje, mendon se nuk do e bëj atë këtu.

Këta lloj njerëzish nuk do i votoja kurrë. Një emigrant që ndërton një sukses dhe ka histori suksesi, iku me gomone dhe kthehet si investitor.

Kam ndërtuar dhe rrugë për zonën time, por me paratë e mia. Siç ishte një rrugë për varrezat e fshatit Nikë, ku i ndjeri Aleks Nika i vrarë në 21 Janar, u varros dhe nëna e tij nuk kishte si të shkonte që ta qante.

Unë Aleksin e kisha shumë mik, e bëra që nëna e tij të shkonte dhe ta shihte në rrugë dhe jo nëpër ferra.

Jam modeli i një njeriu që ia del me forcat e veta. Hyra në parlament si biznesmen, por dola më i papërlyeri, edhe pse isha pjesë e mazhorancës edhe pse isha më opozitar se opozita.

Por është e drejtë e një deputeti që t’i kërkojë llogari qeverisë për premtimet e dhëna në fushatë.

Ndershmëria, zotësia dhe prejardhja. Këto janë tre pikat për të cilat mendoj se duhet të votohet.

Është programi jonë që është ambicioz. Forca jonë ka zgjedhur kandidatë të ndershëm, të situr nga pjesa e drejtësisë, të pa implikuar në rangje kriminale dhe korrupsioni dhe për këtë arsye duhet votuar Koalicioni Euroatlantik dhe numri 4.

Nga ana tjetër përballë është Ulsi Manja, që është ministër i Drejtësisë dhe ndërkohë ne nuk kemi patur drejtësi.

Pa llogaritur që nuk është nga Lezha, por erdhi nga Dibra se Dibra nuk e pranon. Apo Agron Gjekmaraj, që kur pati një sulm ndaj selisë së PD nga ana e mbështetësve Sali Berishës, ky i quajti demokratët talebanë.

Një individ që të jep këtë përshtypje është e vështirë që demokratët ta votojnë. Kjo na jep shpresë dhe jemi në rrugën e duhur në qarkun e Lezhës dhe ne do dalim me dy deputetë në qarkun e Lezhës.

Fushatën po e bëjmë të gjithë bashkë, jemi skuadër perfekte dhe po funksionojmë më së miri.

Kemi një pritje të jashtëzakonshme me qytetarët. Jemi një larmi, se na vijnë socialistë, demokratë, demokrisitianë.

Zoti Basha është në fushatë, do jetë dhe në Mirditë në 1 maj, në orën 18.00 do jetë në qytetin e Rrëshenit, ku do të ketë një miting. Do prezantohemi në Lezhë dhe në Kurbin.

Në zgjedhjet e 2021 kur isha kandidat për deputet kisha suksesin tim të vogël, por kam marrë nga të gjitha qytezat e qarkut Lezhë, vota.

Politikën nuk e kam marrë kurrë si një vrap 100 metër, por si maratonë. Unë mendoj se kam se çfarë t’i ofroj politikës shqiptare, aq sa të kem mundësi ta përballoj fizikisht dhe ekonomikisht, se ne çdo gjë po e bëjmë me financat tona.

Në Itali me një garë të tillë ne do të dilnim 7 me 0. Duke pasur një qeveri që ka 12 vjet në pushtet, apo një qeveri që e ka bërë më keq se Berisha.

Po të ishim në garë në Itali, me këto forca politike, ne do të dilnim 7 me 0 në qarkun e Lezhës.

Nuk mendoj se në Europë ndodh që të votohesh kur rren tre herë rresht. Apo ky tjetri që është 82 vjeç dhe është non grata në SHBA.

Dhe të kesh një Kryeministër të tillë do të thotë të jesh i padëshuirar na një prej vendet më strategjike. Ne nuk kemi patronazhistë dhe administratën në dispozicion. Ata që vijnë janë qytetarë të lirë.

Kjo është një lodhje e jashtëzakonshme për ne që e bëjmë me shumë pasion, se kemi se çfarë t’iu ofrojmë qytetarëve.

Jam i bindur që në qarkun e Lezhë do marrim dy deputetë, se një e kemi të padiskutueshëm.

Thelbi i një qeverisje është programi, dhe unë jam i bindur se ne do të jemi shtetformuesit në 11 maj dhe zotin Basha do e kemi Kryeministër.

Nuk është çudi se kemi pasur Kryeministër Ilir Metën, Pandeli Majkon. Kemi kryeministër Edi Ramën, që kjo është një çudi tjetër e madhe…

Artikulli paraprakNjë vit pas denoncimit të rrugës “Vath Turja” në Durrës, gjendja vetëm është përkeqësuar. Kandidati Joni Myshketa: “Asnjë ndryshim, vetëm premtime boshe!”
Artikulli tjetërKandidati i Koalicionit Euroatlantik në Korçë, Shpëtim Agolli, i përgjigjet shpifjeve: “Pastrinë e figurës e kam provuar me dokumente”