“Premtimet e krerëve të 7×7=313 ngjajnë si gara e Sudes me Rapush Xhaferin”, Basha në “Drejt”: Më 11 maj ose paratë në xhepat e shokëve të Ramës, ose në xhepat e qytetarëve

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, në një intervistë për emisionin “Drejt” në Ora News, ironizoi premtimet e partive politike dhe kryesisht të qeverisë si gara e “Sudes me Rapush Xhaferin”.

Basha tha se Edi Rama që ka 12 vite që qeverisë, ende vazhdon të premtojë. Sipas tij, parë kanë shkuar tek xhepat e shokëve të Edi Ramës tek 7×7-313, apo shoqeve valltare, dhe jo në xhepat e pensionistëve, apo të sipërmarrësve, apo të profesionistëve të lirë, apo të pagës minimale.

“Rrugës kur vijë për këtu, pash këto reklamat. Reklamat janë bërë fiks, po fiks si gara e dikurshme e firmave piramidale. Siç thotë një miku im, citoj, “si garë e Sudes me Rapush Xhaferin”. Njëri thotë 500, tjetri thotë 1 mijë dhe pikërisht këtu vihet në pyetje pamundësia e tyre për të mbajtur këto premtime dhe diferenca me Koalicionin Euroatlantik. Pse Edi Rama duhet t’i bëjë këto premtime pasi ka qeverisur për 12 vite me radhë. Pse nuk ka mbajtur një pjesë të premtimeve, që nuk ka realizuar një pjesë të këtyre zotimeve. Sepse paratë nuk mund të jenë në të njëjtën kohë edhe në xhepat e shokëve të Edi Ramës tek 7×7-313, apo shoqeve valltare, dhe jo në xhepat e pensionistëve, apo të sipërmarrësve, apo të profesionistëve të lirë, apo të pagës minimale.
Në atë valle që kërcenin në shesh, ajo që bie në sy, është diçka që SPAK-u e ka zbërthyer në rastin kundër kryebashkiakut të Tiranës që këta janë të veshur e të ngjeshur me tesha e me aksesor të cilat janë disa herë më të larta se rroga mesatare vjetore e një çifti të ri shqiptar” – tha Basha.

Artikulli paraprak“Me Ramën, paratë shkojnë te shokët e tij; me ne kthehen te qytetarët”, Basha: Taksa të ulëta mbështetje për drejtësinë, kthejmë shpresën, të mundim korrupsionin
Artikulli tjetër“Ekonomi e fortë fillon me SPAK-un e fortë”, Basha në “DREJT” : Lufta kundër korrupsionit çelësi për mirëqenien e familjeve shqiptare