Në emisionin “Drejt”, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, tha se Partia Socialiste në 12 vite e ka fryrë administratën publike për ta kthyer në një ushtri elektorale. Sipas tij, sot numërohen 200 mijë punonjës publik për një popullsi që është nën 2 milionë banorë.
Basha tha se në bazë disa studimeve PS ka shënuar rënie në mbështetje popullore dhe një pjesë jo e vogël e kësaj ka ardhur nga administrata. Ai tha se shumë punonjës të administratës janë lodhur me drejtorët apo me kolegët e tyre që mburren me pasuritë e vjedhura, ndërsa ata vet me rrogën që marrin nuk arrijnë të mbulojnë shpenzimet për nevojat familjare.
Sipas Bashës, një pjesë e tyre janë zhgënjyer pasi nuk e kanë votuar PS-n që Rama t’u sillte trafuikantë droge dhe të korruptuar në qeveri.
Pjesë nga fjala e Bashës:
Në pamjet të parë mund të thuash që ky, nga 89 mijë që ka qenë administrata në 2013-ën kur popullsia përllogaritej të ishte akomanë nivelet e 3 milionëshit, afërsisht, plus minus, ky e ka çuar mbi 200 mijë tani që popullsia është nën 2 milionë. Pra ka ndërtuar një ushtri elektorale. Ky është argumeni që si me thënë sillet. Por ama po ju them që në studimet serioze të opinionit publik, jo ato që shiten për të demotivuar ndryshimin dhe për të kalcifikuar status-quon. Që në prillin e vitit të kaluar, pra një vit më përpara, PS ka shënuar rënie në mbështetje popullore dhe ne e kemi të qartë nga burimet tona që një pjesë jo e vogël e kësaj rënie ka ardhur nga administrata. Pse do thonui ju? Dhe kjo ishte pyetja e parë me të drejtë që ne i bëmë edhe ekspertëve që i ndjekin këto jo për t’i shitur në media të kontrolluara nga qeveria, por realisht për të pasur një pasqyrë të gjësë. Ore keni një njeri që është në administratë le ta marrim prej 12 vitesh, që kur ka fituar PS është futur në administratë. Le ta themi që e ka rrogën 500 mijë lekë të vjetra, 600 mijë, 700 mijë. Le të themi që e ka 1 milionë dhe ka 12 vite që punon. Ka qenë 30 në 2013-ën, sot është 42 vjeç, ka qenë 40 në 2013-ën, sot është 52 vjeç. Ka qenë 50 në 2013-ën, sot është 62 vjeç. Dhe me këtë rrogë ka hequr nga goja për të çuar fëmijët në shkollë, për të dhënë një model suksesi. Socialist që ka besuar me Edi Ramën vjen ndryshimi. Dhe ky socialist në administratë publike, me këtë rrogë, sheh që vit pas viti në katër vitet e para, në 8 vitet e para, 12 vite që shkoi kjo punë, jo vetëm që nuk ka asnjë ndryshim pozitiv po do thotë unë nuik votava që të më sjell trafikantë, të më sjellësh të korruptuar. Po ta them siç ma kanë thënë, votues socialistë, nuk votova që të shoh drejtorin i cili ka një rrogë sa unë apo pak më pak se unë dhe ndërkoh ka blerë apartament në Tiranë dhe makinë, apo drejtori i përgjithshëm që mburret që ka 1 milionë euro dhe ka makinë për vete, makinë dhe për gruan dhe makinë për të dashurën. Pra, padiskutim që administrata është e demotivuar. Ata njerëz në administratë të cilët janë mbajtur pas bukës së gojës, qofshin dhe këta socialistë, e kuptojnë që ky nuk është ndryshimi që kishin kërkuar. Prandaj ne shohim tek administrata, tek pensionistët dhe te të rinjtë, padiskutim potencial për ndryshim. Këtu pastaj vijm te problemi, çfarë oferte ka për ndryshimin?