Endri Hasa thirrje për ndryshim rrënjësor në Shqipëri/ Koalicioni Euroatlantik ofron drejtësi dhe luftë kundër korrupsionit

Në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit, kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik në qarkun e Elbasanit, Endri Hasa, bën thirrje për një ndryshim rrënjësor në Shqipëri. Me një ton të vendosur dhe mesazhe të qarta, ai kërkon hapjen e një kapitulli të ri në jetën politike të vendit, ku korrupsioni dhe padrejtësia të mos kenë më vend.

Hasa thekson domosdoshmërinë për ndalimin e shpopullimit të vendit dhe ndërtimin e një shteti të së drejtës, duke i dhënë mbështetje të plotë strukturave të drejtësisë si SPAK, për të larguar nga skena politike figurat e korruptuara. Kandidati i Koalicionit Euroatlantik i drejtohet qytetarëve me një thirrje për vetëdijesim dhe pjesëmarrje aktive në zgjedhje, duke e parë votën si një akt vendimtar për të ardhmen e Shqipërisë.

Ai kërkon nga qytetarët që të besojnë tek e ardhmja europiane e vendit, duke zgjedhur njerëz me integritet dhe vizion për të ndërtuar një Shqipëri të drejtë dhe të zhvilluar.

Deklarata e plotë e Endri Hasës:

“A jemi gati të hapim një kapitull të ri në Shqipërinë⁉️ Ti themi mjaft korrupsionit⁉️ Të ndalim shpopullimin⁉️ Të krijojmë një shtet të së drejtës pa banorë të 313⁉️ Në 11 Maj zgjidhni numrin 4️⃣ Të mbështesim SPAK për të larguar të korruptuarit nga skena politike

Beso te Shqipëria
✅ Voto Nr. 4️⃣ – Koalicioni Euroatlantik
✅ Voto Endri Hasa”

Artikulli paraprakDështon për herë të tetë radhazi konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Artikulli tjetërDështimi i arsimit për të prodhuar mirëqenie dhe liri