Gjergji Nika: Vlora meriton më shumë – më 11 maj voto për ndryshimin

Gjergji Nika, kandidat për deputet i Koalicionit Euroatlantik në qarkun e Vlorës, ka publikuar një video mesazh ku u drejtohet qytetarëve me një thirrje të qartë për të zgjedhur ndryshimin në zgjedhjet e 11 majit.

Në mesazhin e tij, Nika thekson se Vlora ka potencial të jashtëzakonshëm, por meriton më shumë se çfarë ka marrë deri tani. Ai shpreh angazhimin për të qenë zëri i qytetarëve në Kuvend dhe për të punuar për një Vlorë më të zhvilluar, më të drejtë dhe më të afërt me qytetarin.

“Vlora meriton më shumë – dhe së bashku, do ta ndërtojmë!” është motoja që Nika përcjell në këtë fushatë, duke ftuar qytetarët që të mbështesin Koalicionin Euroatlantik dhe të votojnë numrin 4 në fletën e votimit.

Më 11 maj, voto numrin 4️⃣ Vlora meriton më shumë – dhe së bashku, do ta ndërtojmë!
#KoalicioniEuroatlantik #Voto4

Artikulli paraprakGazment Koduzi prezanton vizionin për reformën shëndetësore: “Shëndetësia duhet t’i shërbejë qytetarëve, jo interesave politike”
Artikulli tjetërPëllumb Seferi: Shqipëria ka nevojë për një ndryshim të thellë – të bashkohemi për të ndërtuar një të ardhme më të begatë