Kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik në qarkun e Elbasanit, Endri Hasa shprehet se Koalicioni Euroatlantik do të jetë surprizë e këtyre zgjedhjeve.
Sipas Hasës, vota për Koalicionin Euroatlantik është një bast publik për drejtësi dhe një Shqipëri të pastër nga korrupsioni.
“Jam i bindur se qytetarët do zgjedhin t’i çojnë në burg, jo në Parlament, Ramën dhe shokët e tij të 313,” deklaroi Hasa, duke iu referuar simbolikisht burgut famëkeq të Tiranës.
Ai thekson se politika e vjetër ka përfunduar dhe se vendi ka nevojë për njerëz të rinj, të ndershëm, që e duan Shqipërinë dhe punojnë për të ardhmen e saj euroatlantike.
Postimi i plotë:
“Bast publik për votat e Koalicionit Euroatlantik.
Pse besoj se do jemi surprizë në këtë zgjedhje?
Sepse jam i bindur se qytetarët do zgjedhin t’i çojnë në burg, jo në Parlament, Ramën dhe shokët e tij të 313!
Sepse besoj se politika e vjetër e ka vendin në shtëpi dhe në krye të shtetit duhen njerëz që e duan këtë vend.”
#BesoTeShqiperia
#Voto4
#KoalicioniEuroatlantik
#ElbasaniNdryshon
#EndriHasa