Endri Hasa: “10 ditët vendimtare për ndryshim – 11 Maji është dita e drejtësisë për qytetarët”

Kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik, Endri Hasa, ka dhënë një mesazh të fuqishëm për qytetarët në prag të 10 ditëve të fundit të fushatës, duke e konsideruar këtë angazhim më shumë se një garë politike – një mision për ndryshim të vërtetë.

Në një deklaratë përmes rrjeteve sociale, Hasa u shpreh se Elbasani dhe Shqipëria nuk kanë më nevojë për premtime boshe, por për veprim, përfaqësim të ndershëm dhe një brez të ri politik që ka kurajën dhe pastërtinë për të sjellë ndryshim.

“Pyetja është: O Ramë, ku i ke shokët? Përgjigjen e kësaj pyetjeje e di çdo qytetar, dhe më 11 maj, vota do të jetë për ata që nuk janë njollosur. Sepse 7×7 është 313 – absurdi që kemi jetuar dhe që duhet ta ndalim!”, u shpreh ai, duke kritikuar qeverisjen aktuale dhe ironizuar gjendjen politike në vend.

Hasa kërkon votën e qytetarëve si përfaqësues i një brezi të ri politik, me vlera perëndimore dhe integritet të pacenuar. Ai theksoi se forca për ta bërë ndryshimin qëndron te qytetarët dhe te vota e tyre më 11 maj.

Postimi i plotë i Endri Hasës:

10 ditët vendimtare për të ndryshuar Shqipërinë
Miq, kemi hyrë në 10 ditët e fundit të kësaj fushate që për mua ka qenë më shumë se një garë politike – ka qenë një mision, si kurrë më parë që nga hyrja ime në politikë.

Elbasani dhe Shqipëria meritojnë më shumë sesa premtime që harrohen ditën pas zgjedhjeve.
Pyetja është: O Ramë, ku i ke shokët?
Përgjigjen e kësaj pyetjeje e di çdo qytetar, dhe më 11 maj, vota do të jetë për ata që nuk janë njollosur.
Sepse 7×7 është 313 – absurdi që kemi jetuar dhe që duhet ta ndalim!

Unë kandidoj për të përfaqësuar një brez të ri politik, të pastër, të vendosur dhe me kurajën për të bërë ndryshim!
Forca për ta bërë ndryshimin është në dorën tuaj!

✅ Beso te Shqipëria
✅ Voto Nr. 4 – Koalicioni Euroatlantik
✅ Voto Endri Hasa

#VotoEndriHasën
#KoalicioniEuroatlantik
#ElbasaniMeritonMëShumë
#ShqipëriaMeritonMëShumë
#11MajVotoNdryshimin

Artikulli paraprakShpëtim Agolli: “Koha e politikës së vjetër ka marrë fund – qytetarët meritojnë dinjitet dhe vizion”
Artikulli tjetërGazment Koduzi: “Me kartën universale të sigurimeve, qytetari vendos – paratë ndjekin pacientin!”