Azgan Haklaj: Establishmenti politik nuk mund të shpërbëjë kodin tonë kombëtar gjenetik

Nga Azgan Haklaj

Në ethet elektorale një retorikë mbizotëron partitë dhe liderët e vjetëruar e të denatyruar politikë Rama-Berisha.
Ajo që ju tundin me histerizëm e patetizëm shqiptarëve është karta e euro-atlantizmit.
Njëri me pasaportën e BE-së e tjetri me dashurinë e përtej Atlantikut të cilin e ka të ndaluar ta kalojë përbetohen rrejshëm në mitingje e mediume.
E verteta është krejt ndryshe dhe e dhimbshme.
Ky establishment që sundon vendin përmbi 3 dekada jo vetëm nuk e ka seriozisht vokacionin perëndimor euroatlantik por materializon antipodin e tij:
Sundimin neo otoman, sulltanor e autokratik.
Po ashtu është realitet që ata janë shndërruar në bufonë politikë e human të pabesueshëm përveçse të një pakice të cilës ja kanë helmuar e deformuar për arsye të ndryshme interesi subkoshiencën e tyre.
Natyrisht që në parim nuk ka gjë më të lehtë sesa të rrëzosh nga froni këtë klasë të mbrapshtë e të diskretituar politike, por fuqia e hajnisë dhe korrupsionit i ka betonuar si kullat dhe duan shembje jo pa mundim nga themelet.
Fuqinë që jua jep pasurimi korruptiv e kriminal për linçimin e euro atlantizmit e kanë deshmuar në vitin 2021 teksa kusaruan poshtërsisht mandatin e kryeministrit të vetmit lider potencial me mentalitet e vizion euroatlantik Lulzim Basha.
Me thasët e dollarëve të korrupsionit Edi Rama arriti të blejë deri kryeagjentin e FBI-së Charles McGonigal, ndërsa sot Sali Berisha me të njëjtin stil të paligjshëm e kriminal mbush kontot e “lobistëve” në SHBA me miliona dollarë.
Arsyeja e të dyve është e njëjtë:
Mosdorëzimi i pushtetit duke e atrofizuar komplet demokracinë dhe principet e saj bazë si në rastin më të keq të diktaturave e sulltanatëve primitive mesjetare.
Paradoksi nuk qëndron në udhën e tyre të mbrapshtë e pa kthim për në faktin se ky fenomen anti perëndimor, anti demokratik po gjen terren në vendin me euroatlantik në kontinent, në Shqipëri.
Për hir të së vertetës kjo situatë alarmante të sjell pesimizëm masiv nacional.
Shumëkush ka të drejtë të mendojë se vetëm ndryshimet konstitucionale formale kanë ngeluar për të ligjëruar në Shqipëri jo vetëm autokracinë por haptas monarkinë e hajnisë.
Por besoni se atëherë kur duket se është fundi pikërisht aty këputet dhe zullumi.
Dhe këta zullumqarë, hajdutë e besprerë me shqiptarët në realitet as e duan dhe as aspirojnë Shqipërinë euroatlantike se aty është çjerrja e maskës dhe fundi i tyre politik.
Darvini e plot shkenctarë në botë kanë argumentuar se geni njerëzor nuk zhduket dhe as tjetërsohet.
Geni i shqiptarëve është euroatlntizmi i cili përmes koalicionit Euroatlantik edhe politikisht po konkuron në këto zgjedhje hapur, jo vetëm me nominacion por dhe me vokacion të qartë.
Me program e ide të sanksionuara mbi princimet bazë të demokracisë perëndimore ju siguroj se ky front anti establishment ka të ardhme të sigurtë.
E ardhmja është tek Koalicioni Euroatlantik pasi pas 11-majit asnjëra nga partitë e vjetra nuk do ketë fuqinë të drejtojë.
Koalicioni Euroatlantik do të marrë fuqinë por dhe imponuese nga votëbesimi i sovranit.
Rezultati i Koalicionit Euroatlantik do të jetë surprizues.
Mercenarët mediatik politik, sonduesit e blerë do të mbeten pa tekst pas 11-majit.
Sovrani do të votojë ekipin e koalicionit Euroatlantik me kandidatët me integritet të lartë profesional e moral, programin ekonomik e doktrinën politike të shkëlqyer.
Kjo nuk është fantazi politike por deduksion i një rrugëtimi logjik.
Data 11-maji do të jetë surpriza që do përkëdhelë shpresën shqiptare.
Shpresa e shqiptarëve është Koalicioni Euroatlantik me nr 4.

Artikulli paraprakMyzafer Elezi: “Koha për Ndryshim – Voto për një Shqipëri më të drejtë dhe më të sigurt”
Artikulli tjetërTaulanda Jupi: Shqipëria ka nevojë për drejtësi dhe zhvillim, jo për kompromise me të shkuarën