Gjergji Nika: Vlora meriton ushqim të sigurt, qytetarë të mbrojtur dhe institucione që punojnë me integritet

Në një mesazh drejtuar qytetarëve të Qarkut Vlorë, Gjergji Nika, kandidat për deputet i Koalicionit Euroatlantik, ka vënë theksin tek një prej çështjeve më jetike për shëndetin dhe mirëqenien e shqiptarëve: siguria ushqimore.

Nika thekson nevojën urgjente për ndërhyrje të thellë strukturore në sistemin e kontrollit ushqimor në Shqipëri. “Siguria ushqimore është thelbësore për mbrojtjen e shëndetit publik dhe ruajtjen e stabilitetit ekonomik,” deklaron ai.

Në programin e Koalicionit Euroatlantik, ai nënvizon disa pika kyçe që synojnë një revolucion në mënyrën si monitorohet, kontrollohet dhe certifikohet ajo që përfundon në tavolinën e çdo familjeje shqiptare:

Fuqizimi i Agjencisë Kombëtare të Ushqimit (AKU), për ta kthyer atë në një institucion të besueshëm dhe të paanshëm;

Koordinim i plotë institucional, mes Ministrisë së Bujqësisë, Shëndetësisë dhe Mjedisit, për një qasje të unifikuar dhe efikase;

Investime në laboratorë modernë dhe reformim të rrjetit rajonal, për të garantuar analizë të standardizuar të produkteve ushqimore;

Sistem i gjurmueshmërisë nga ferma në pjatë, për të reaguar shpejt ndaj çdo rreziku ushqimor;

Çertifikim i produkteve shtazore sipas standardeve të BE-së, si një hap drejt rihapjes së eksporteve shqiptare;

Zero tolerancë ndaj informalitetit dhe monopoleve, për të ndalur abuzimin dhe rrezikimin e jetës së qytetarëve;

Bashkëpunim ndërkombëtar, për të sjellë ekspertizën dhe fondet që Shqipëria ka nevojë për të përmirësuar këtë sektor kritik.

“Produktet e bodrumeve nuk kanë më vend në raftet e tregtisë moderne. Ne duhet të mbrojmë qytetarët dhe ekonominë përmes standardeve, rregullave dhe integritetit,” theksoi Nika.

Në një kohë kur shqetësimet mbi skandale me produkte të pasigurta janë të përditshme, propozimet e Gjergji Nikës marrin vlerë të veçantë. Ai nuk flet me slogane, por me plane konkrete dhe të realizueshme.

Më 11 maj, Vlora ka mundësinë të votojë për një alternativë që nuk thotë thjesht “Shqipëria meriton më shumë”, por e tregon se si kjo është e mundur.

#Voto4
#KoalicioniEuroatlantik
#GjergjiNika
#VloraMeritonSiguriUshqimore

Artikulli paraprakOrjola Pampuri: Pensionistët meritojnë më shumë – 11 Maji, dita e ndarjes mes së mirës dhe së pandreqshmes
Artikulli tjetërGerard Komini: Në Cakran për të dëgjuar realitetin dhe për të sjellë zgjidhje konkrete për bujqësinë