Kandidatja për deputete e Koalicionit Euroatlantik në Qarkun e Korçës, Marinela Ziu, i ka bërë thirrje qytetarëve të votojnë numrin 4 në zgjedhjet e 11 majit, si një akt për të ndëshkuar të gjithë ata që e kanë mbajtur peng zhvillimin e qytetit.
“Vota për numrin 4 është një votë kundër korrupsionit, nepotizmit dhe pazareve politike të një grushti njerëzish, majtas dhe djathtas, që i kanë marrë frymën qytetit tonë,” u shpreh Ziu, duke theksuar nevojën për një qasje të re në politikë dhe përfaqësim të ndershëm të qytetarëve.
Ajo theksoi se Koalicioni Euroatlantik është e vetmja alternativë që garanton integritet, transparencë dhe rikthimin e shpresës në Korçë.
“Qyteti ynë meriton më shumë – meriton që fjala e qytetarit të dëgjohet, që të rinjtë të kenë mundësi dhe që fondet të mos përfundojnë në xhepat e klientelës së vjetër politike,” shtoi ajo.
✅ Voto 4️⃣ Koalicioni Euroatlantik
✅ Voto ️ Marinela Ziu
#KorçaMeritonMëShumë
#Voto4
#11Maj2025
#KoalicioniEuroatlantik