Aldi Lekaj, mesazh për 1 Majin: “Punëtorët ndërtojnë të ardhmen, ne do të mbrojmë të drejtat e tyre sot!”

Në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik në Elbasan, Aldi Lekaj, ka dhënë një mesazh solidariteti dhe angazhimi për të drejtat e punonjësve shqiptarë.

“Respekt për çdo dorë që punon, për çdo zemër që sakrifikon. Ne këtë 1 Maj, ne angazhohemi: për paga të drejta, për kushte të denja, për një shtet që mbron punëtorin – jo që kujtohet për të vetëm një ditë në vit”, është shprehur Lekaj në një deklaratë publike, duke theksuar se dinjiteti i punës është thelbësor për një shoqëri të drejtë dhe të zhvilluar.

Ai premtoi përkushtim të vazhdueshëm ndaj politikave që vendosin punëmarrësin në qendër të vendimmarrjes dhe shtetit ligjor.

“Ju ndërtoni Shqipërinë e së nesërmes – ne do të luftojmë për të drejtat tuaja sot!”, përfundoi Lekaj mesazhin e tij për 1 Majin.

#KoalicioniEuroatlantik #AldiLekaj #Voto4
#ShqipëriaMeritonMëShumë #Elbasan #Zgjedhjet2025

Artikulli paraprakNaim Hasani, thirrje për diasporën: “Votoni, vota juaj është vendimtare më 11 Maj!”
Artikulli tjetërBurhan Misiraj, kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik në qarkun Fier: 30 mijë çifte të reja do të përfitojnë kredi me 0 interes për shtëpi