Kandidatja për deputete e Koalicionit Euroatlantik në Korçë, Marinela Ziu, ka denoncuar publikisht shkatërrimin e Parkut “Rinia”, një nga simbolet urbane dhe natyrore të qytetit juglindor, si pasojë e aferave korruptive dhe planeve klienteliste.
“Parku ‘Rinia’, mushkëria e qytetit tonë, u shkatërrua nga babëzia për pasurim nga politika e korruptuar në bashkëpunim me oligarkët. Korça po zbrazet, jo vetëm nga njerëzit, por edhe nga vlerat, sepse qyteti është shndërruar në pronë private të disa individëve me pushtet,” deklaroi Ziu.
Ajo theksoi se në çdo cep të qytetit ndihen pasojat e një modeli politik që nuk njeh kufij për përfitime personale dhe që i ka kthyer hapësirat publike në objekte spekulimi.
“Më 11 maj, votoni numrin 4 për t’i dhënë fund shkatërrimit të qytetit tonë, vjedhjes dhe varfërisë që ka zbrazur çdo shtëpi dhe çdo rrugë. Korça meriton më shumë, jo më pak,” shtoi ajo.
#MarinelaZiu #KorçaMeritonMëShumë #KoalicioniEuroatlantik #Voto4 #Zgjedhjet2025 #ParkuRinia #StopKorrupsionit