Një javë nga zgjedhjet e 11 majit, Lapardhaja: Edi Rama po i bën fushatat si cirk elektoral

Përmes një interviste në Ora News, analisti Namir Lapardhaja tha se kryeministri Rama po bën një fushatë, ashtu sikurse më herët, një cirk elektoral.

Lapardhaja: Ajo që vihet re në partitë e mëdha, përpos premtimeve që janë të detyruara deri diku, mua më duket më tepër sikur Rama po bën një fushatë, ashtu sikurse më herët, një cirk elektoral. Jo vetëm për shkak të performancës së tij, por edhe në artikulim.

Rama ka në ligjim terma si çyrykë, që mbartin në vetvete shenja të një spektakli, sepse i intereson më shumë spektakli sesa politika. E vetmja gjë që kanë prodhuar socialistët në 3 mandate janë vetëm subjektet e drejtësisë për SPAK-un.

Artikulli paraprak“Mos e ndiqni Ramën në llucë”/ Mesazhi i Bashës për socialistët e ndershëm: Shokëve të Ramës po u myken paratë në bodrume, ndërsa ju mbeteni me gisht në gojë. Më 11 maj tregoni që nuk jeni dele, por qytetarë me dinjitet!
Artikulli tjetërEduart Ndocaj takim me qytetarët në Rrëshen: Lezha, Mirdita dhe Kurbini meritojnë më shumë! (VIDEO)