“Shteti ka vënë asfaltin para jetës së njerëzve!”- Banorët e Hotolishtit në protestë: Balluku kishte 10 mijë euro për të larë makinën, por nuk ka lekë për të ndërtuar 300 metra tunel

Të zhgënjyer nga heshtja e institucioneve shtetërore, dhjetëra banorë të fshatit Hotolisht kanë dalë sot në protestë, kundër projektit të rrugës së re që sipas tyre rrezikon të shkatërrojë shtëpitë, historinë dhe jetën e komunitetit.

Banorët thonë se janë për zhvillimin, por jo me çmimin e shkatërrimit të fshatit, ndërsa kërkojnë që rruga të mos kalojë mbi shtëpitë, tokat dhe varrezat e të parëve, duke propozuar ndërtimin e një tuneli si alternativë.

“Ne nuk jemi kundër zhvillimit, por kundër shuarjes së jetës sonë. Me këtë projekt, 30 shtëpi, një fshat i tërë do të zhduket si të ishte i pavlerë”, tha njëra prej qytetareve të pranishme.

Banorët akuzuan hapur ministren e infrastrukturës, Belinda Balluku, duke thënë se kishte para për të formosur një tender 10 mijë euro për të larë makininën e saj, ndërsa për banorët e Hotolishtit nuk ka për të ndërtuar një tunel 300 metra.

“Shteti nuk ka lek për një tynel 300 metra të gjatë qe do shpëtonte fshatin. A nuk kishte lekë Belinda Balluku kur firmoste për 10 mijë euro për të larë makinën e saj”, tha ajo, ndersa shtoi: Lekë ka, por nuk ka ndërgjegje për të shpëtuar jetën tona. Po vendosin asfaltin para jetëve tona.

Protesta u shoqërua nga një akt simbolik i fortë, një arkivol i vendosur në qendër të rrugës, që sipas njërit prej tyre ishte si shenjë e banesës së tyre të fundit.

“Kemi kërkuar zgjidhje. Institucionet shqiptare vazhdojnë të heshtin. Asnjë përgjigje, asnjë reflektim, asnjë dialog. Në mungesë të çdo reagimi, protestojmë me aktin më të dhimbshëm simbolik,  arkivolin”, u shpreh një nga banorët, duke shtuar: “Ky nuk është një projekt zhvillimi, por një sulm i drejtpërdrejt ndaj një komuniteti të tërë.”

Banori: Kemi kërkuar zgjidhje. Institucionet shqiptare vazhdojnë të heshtin, asnjë përgjigje, reflektim, asnjë dialog. Në mungesë të çdo reagimi, me protestën tonë, përmes një akti simbolik që është shtëpia jonë e fundit, arkivoli.

Shtëpia është baza  jonë, nëse na shembet kryefamiljari gjendet në një rrezik ekstrem. Ky nuk është një projekt zhvillimi, por një sulm i drejtpërdrejt ndaj ekzistencës së një komunitet të tërë që do reagoj në mënyrë e tij.

Ne deklarojmë qartë, kushdo që synon të prek Hotolishtin, do për përballet me rezistencën e qytetarëve. Çdo ndërhyrje pa marrëveshje me banorët do të konsiderohet si një veprim që e shtyn situatën në një rrugë pa kthim.

Hotolishti ka burra e gra që nuk janë mësuar të përkulen dhe do t’ja dalin për zot vendit të tyre deri në fund. Pa dhunë, por me vendosmëri. Nuk duam përplasje, por zgjidhje demokratike, pa kosto sociale. Në duam vendin dhe jemi të gatshëm ta mbrojë.

Banorja: Jemi këtu jo për t’i thënë jo zhvillimit, por për të kërkuar që ajo rrugë të mos kalojë mbi jetën tonë, shtëpitë tonë apo mbi varret e të parëve tanë. Me këtë Hotolishti nuk zhvillohet, 30 shtëpi, 30 familje, një fshat i tërë do të fshihet si të ishte i pavlerë. Dhe pse? Sepse shteti nuk ka lek për një tynel 300 metra të gjatë qe do shpëtonte fshatin.

Pyesim, a nuk kishte lekë Belinda Balluku kur firmoste për 10 mijë euro për të larë makinën e saj. A nuk kishte Lekë Edi Rama kur ndërtonte kopshtin Eden për 4.3 milion euro në kryeministri? A nuk kishte lekë kur dërgoi mr 6 milion euro satelitët në hapësirë, dha 130 milion euro për një inceneratorë që nuk ekziston… Lekë ka, por nuk ka ndërgjegje për të shpëtuar jetën tona. Po vendosin asfaltin para jetëve tona. Ne duam tunel dhe vetëm tunel.

Artikulli paraprakEduart Ndocaj takim me qytetarët në Rrëshen: Lezha, Mirdita dhe Kurbini meritojnë më shumë! (VIDEO)
Artikulli tjetërGjermania shpall partinë AFD grup ekstremist të krahut të djathtë në të gjithë vendin