Gjermania shpall partinë AFD grup ekstremist të krahut të djathtë në të gjithë vendin

Sipas vlerësimit të fundit të Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës ka më dyshim se partia AfD është në tërësi ekstremiste e djathtë dhe jo vetëm në lande të caktuara por në të gjithë Gjermaninë.

 

Deri tani AfD-ja klasifikohej në nivel federal si “e dyshuar për ekstremizëm të djathtë” dhe ishte nvn mbikvqyrjen e Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës.

Sot (02.05.) Zyra Federale informoi publikun se e gjithë partia klasifikohet tani si një “përpjekje e provuar ekstremiste e djathtë”.

Kjo do të thotë që Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës ka vërtetuar se AfD në tërësi është ekstremiste e djathtë dhe drejtohet kundër rendit themelor të lirë dhe demokratik.

1,000 faqe ekspertiza

Baza për këtë vlerësim të ri është një koleksion i gjerë materialesh që është përditësuar vazhdimisht nga Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës. Sipas informacionit të mediave publike gjermane ARD dhe SWR, raporti i Zyrës Federale përfshin më shumë se 1,000 faqe dhe synon të provojë pse AfD është, sipas mendimit të hetuesve të Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës, antikushtetuese.

Vendimtare për këtë konkluzion janë shkeljet e anëtarëve të kësaj partie ndaj sundimit të ligjit, parimeve të demokracisë dhe

AfD-ja mbahet prej Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës në vëzhgim që nga viti 2019, kur hetuesit e kvsaj zyre nisën të mblidhnin dhe të vlerësonin deklaratat publike të funksionarëve të AfD-së.

AfD iu kundërvu që nga dita e parë si mbikëqyrjes nga shërbimi i sekret i brendshëm, ashtu edhe faktit që Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës e bëri publik këtë vlerësim. Prandaj konsiderohet si e sigurt që AfD-ja do të ndërmarrë hapa ligjorë edhe kundër rivlerësimit të tanishëm nga Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës./DW

Artikulli paraprak“Shteti ka vënë asfaltin para jetës së njerëzve!”- Banorët e Hotolishtit në protestë: Balluku kishte 10 mijë euro për të larë makinën, por nuk ka lekë për të ndërtuar 300 metra tunel
Artikulli tjetërMisteret që mbulojnë vdekjen e shkrimtarit Albert Kamy! Aksidenti mendohet të jetë “gatuar” në zyrat e kobshme të KGB-së