Tërmet i fort më magnitudë 7.4 Rihter godet brigjet e Argjentinës dhe të Kilit! Paralajmërim për cunami

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4 të shkallës Rihter, goditi zonën detare rreth 219 kilometra në jug të Ushuaias, në Tierra del Fuego, në Argjentinën jugore, raporton Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së.

 

Tërmeti ndodhi në orën 15:58 (sipas kohës lokale) me lëkundjet që u ndjenë ndjen deri në Kili.

BBC raporton se Agjencia Kombëtare Kiliane për Parandalimin dhe Reagimin ndaj Fatkeqësive ka urdhëruar evakuimin e zonës bregdetare të provincës Magallanes në Kilin jugor për shkak të rrezikut të një cunami të mundshëm pas tërmetit.

Screenshot_6

Shërbimi Kombëtar Kilian për Parandalimin dhe Reagimin ndaj Fatkeqësive tha se zona bregdetare e rajonit Magallenes në Kilin Jugor do të evakuohet për shkak të rrezikut të cunamit, shkruan The Sun.

Ndërkohë që shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara konfirmoi tërmetin, duke thënë se tërmeti ndodhi midis Kepit Horn dhe Antarktidës.

Pamjet e publikuara tregojnë momentet kur qytetarët largohen nga shtëpitë e tyre dhe shkojnë drejt një pike kontrolli sigurie në vendin e Amerikës së Jugut.

Screenshot_7

Zonat bregdetare u evakuuan për shkak të “valëve të rrezikshme” që erdhën pas tërmetit në Grykën Drake.

Artikulli paraprakMisteret që mbulojnë vdekjen e shkrimtarit Albert Kamy! Aksidenti mendohet të jetë “gatuar” në zyrat e kobshme të KGB-së
Artikulli tjetërTakimi i madh i Euroatlantikëve në 8 Maj/ Pëllumb Seferi: Një shtrëngim duarsh drejt 11 Majit, si dita e ndryshimit që na bashkon