Kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik në Tiranë, Gazment Koduzi, ka shpalosur një nga shtyllat kryesore të programit të tij elektoral në fushën e shëndetësisë, duke u angazhuar për një sistem universal dhe funksional sigurimesh shëndetësore, sipas modelit gjerman.
Në një deklaratë publike, Koduzi theksoi se:
“Ne do t’i japim fund pagesave nga xhepi që sot shtyjnë 13% të familjeve shqiptare të bien në varfëri. Çdo qytetar do të jetë i siguruar dhe me kartën universale të sigurimeve shëndetësore në dorë, ai vetë do të vendosë se ku do të çojë kontributet e tij, sipas modelit gjerman – Bismarck.”
Duke promovuar parimin “paraja ndjek pacientin”, ai theksoi:
“Qytetari paguan, qytetari vendos! Shëndetësia nuk do të jetë më një barrë që varfëron shqiptarët, por një e drejtë e garantuar nga shteti.”
Koduzi gjithashtu theksoi dallimin politik mes forcave në garë:
“Kush voton Ramën, voton për të nxjerrë shokët e tij nga 313. Vetëm kush voton Nr. 4 voton për të mirën e tij dhe të Shqipërisë!”