Albert Kojku: Takim frymëzues me teologun e njohur – Feja, familja dhe edukimi, shtylla të forcës shoqërore

Kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik, Albert Kojku, ka zhvilluar një takim me teologun e njohur Mevlad Çollaku, ku në qendër të diskutimit ishte rëndësia e vlerave shpirtërore në forcimin e shoqërisë shqiptare.

Në një reagim publik, Kojku shkruan:

“Takim frymëzues me teologun e nderuar Mevlad Çollaku! Kisha kënaqësinë të takoja teologun Mevlad Çollaku, një zë i urtësisë dhe i devotshmërisë në shërbim të vlerave tona shpirtërore. Biseda jonë u përqendrua në rolin e fesë në forcimin e familjes, edukimin e brezit të ri dhe nevojën për bashkëpunim mes mendimit teologjik dhe angazhimit qytetar.”

Kojku e vlerëson Çollakun si një figurë që ka kontribuar për përhapjen e mesazheve të paqes, dashurisë dhe besimit, duke theksuar se takime të tilla frymëzojnë për më shumë angazhim në shërbim të komunitetit dhe të vlerave kombëtare e fetare.

Postimi i plotë:

Takim frymëzues me teologun e nderuar Mevlad Çollaku!

Kisha kënaqësinë të takoja teologun Mevlad Çollaku, një zë i urtësisë dhe i devotshmërisë në shërbim të vlerave tona shpirtërore. Biseda jonë u përqendrua në rolin e fesë në forcimin e familjes, edukimin e brezit të ri dhe nevojën për bashkëpunim mes mendimit teologjik dhe angazhimit qytetar.

Respekt për kontributin e tij në përhapjen e mesazhit të paqes, dashurisë dhe besimit tek Zoti. Takime të tilla më japin forcë për të ecur përpara me besim dhe përkushtim ndaj kauzave që na bashkojnë.

Artikulli paraprak“Roshi dhe Meta s’janë ndryshimi”, Basha në Shkodër: Alternativa është Koalicioni Euroatlantik që përfaqëson sakrificat njerëzve të ndershëm dhe nuk ka figura të inkriminuara apo të korruptuara
Artikulli tjetërNeli Demi në Njësinë 2 në Tiranë: Puna në grup është themeli i shërbimit me ndershmëri dhe vizion