“Çdo 4 vite keni një çelës në dorë, mos e çoni dëm për herë të katërt”, Basha: Votoni për fëmijët tuaj, për drejtësinë, jo për ata që i vodhën të ardhmen

Nga Elbasani, drejtuesi i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, u shpreh se zgjedhjet e 11 majit janë një çelës në duart e qytetarëve, dhe se u takon atyre të vendosin: do të hapin derën e burgut për të korruptuarit e Edi Ramës dhe për të nxjerrë Ilir Metën, apo do të votojnë për të ardhmen e familjeve të tyre.

Basha u bëri thirrje qytetarëve të mbështesin Koalicionin Euroatlantik, duke votuar numrin 4, si e vetmja shpresë dhe mundësi reale për ndryshim.

Pjesë nga fjala e Bashës:

“Ajo që keni në dorë nuk është një copë letër. Ju që për tre herë keni votuar për Edi Ramën dhe keni marrë atë që nuk iu hyn në punë për asgjë, është një çelës.
Tre herë me atë çelës çfarë keni bërë? Keni hapur derën për afera korruptive, keni hapur derën për vjedhje masive, keni hapur derën që fëmijët tuaj të largohen nga Shqipëria, jo për qejf, por sepse nuk kanë mundësi këtu.

Më 11 maj, do ta keni sërish çelësin në dorë. Një herë në katër vite keni mundësinë të zgjidhni:
Do të hapni derën e qelisë për shokët e Ramës, për ata të 7×7=313?
Do ta hapni për Ilir Metën, që ‘lufton’ korrupsionin siç vetëm ai di?
Apo do të votoni për veten tuaj, për fëmijët tuaj, për të ardhmen tuaj?

Artikulli paraprak“Do zvarriteni përsëri në llucën e korrupsionit të Ramës?”, Basha thirrje socialistëve: Votuat për ndryshim, morët 7×7=313. Mos ua shisni të ardhmen e fëmijëve për një tjetër premtim bosh
Artikulli tjetërTë dobishme gjatë muajve të nxehtë të verës, ja Vitaminat e nevojshme që duhet të merrni