Fitoi trofeun e parë në karrierë, postimi i Herri Kejn bëhet menjëherë viral

Sulmuesi Herri Kejn, ka arritur të fitojë trofeun e tij të parë të karrierës profesionale në moshën 31-vjeçare, teksa u shpall kampion i Bundesligës nga divani me Bajern Mynihun.  

Pavarësisht se Kejn ka qenë një nga sulmuesit më të mirë në botë për vite, është e pabesueshme që ai nuk ka arritur të fitojë një titull deri tani.    

Një festë legjitime ka shpërthyer në kampin bavarez, ndërkohë që sulmuesi anglez ka postuar menjëherë në “Twitter”, një emoji me trofe, i cili u bë menjëherë viral në rrjetet sociale, duke kapur 1 milionë shikime në pak momente, teksa tashmë numëron 7.5 milionë shikime. 

harry kane

Kejn nuk u mjaftua me kaq, teksa ndau me ndjekësit e tij një video duke festuar me mbishkrimin, “Ne jemi kampionë”.  

Artikulli paraprakFruti që ul rrezikun e sulmit në zemër! Sasia që duhet të konsumoni
Artikulli tjetërZelensky: Nuk besoj se Rusia do ta respektojë armëpushimin e ardhshëm tre-ditor