Alfred Ahmetcenaj: Legalizimi i banesave, një prioritet për zhvillim të qëndrueshëm dhe dinjitoz

Në një deklaratë drejtuar qytetarëve të Qarkut Tiranë, Alfred Ahmetcenaj – kandidat për deputet i Koalicionit Euroatlantik – ka theksuar se një nga prioritetet e tij kryesore do të jetë përshpejtimi i procesit të legalizimeve, si dhe eliminimi i burokracive të panevojshme që prej vitesh vonojnë të drejtën themelore të qytetarëve për një shtëpi të siguruar dhe të mbrojtur nga ligji.

Ai premton:

Përshpejtim të procedurave për qytetarët në pritje të legalizimit

Transparencë dhe lehtësi në dokumentacion, për të shmangur vonesat e pajustifikuara

Mbrojtje të së drejtës për pronën dhe ulje të taksave të panevojshme

“Shtëpia është e drejta juaj,” – thekson Ahmetcenaj – “dhe pa një pronë të sigurt, nuk mund të ketë zhvillim, investim dhe jetë të qëndrueshme.”

Postimi i plotë:

Te nderuar qytetar te Qarkut Tirane!

Si kandidat për deputet, një nga prioritetet e mia kryesore është përshpejtimi i procesit të legalizimeve dhe eliminimi i burokracisë që ka ngadalësuar përfundimin e këtyre proceseve. Nuk mund të ketë zhvillim të vërtetë pa siguruar që çdo qytetar të ketë një shtëpi të legalizuar, një pasuri të njohur dhe të mbrojtur nga ligji.

Do të angazhohem për:

Përshpejtimin e procesit të legalizimit për ata që janë ende në pritje.

Përmirësimin e transparencës dhe lehtësimin e procedurave për të shmangur vonesat dhe keqadministrimin.

Mbrojtjen e të drejtave të çdo qytetari, përfshirë uljen e taksave të tepërta që lidhen me legalizimin.

Shtëpia është e drejta juaj – dhe do të luftoj për të garantuar se çdo qytetar ka mundësinë të ketë një shtëpi të legalizuar dhe të sigurt.

Ndaj me #11maj ju ftoje te #votoniNr4!

#votoniKoalicioniEuroatlantik!

#votoAlfredAHMETCENAJ!

Artikulli paraprakSi do realizohet premtimi për heqjen e vizave me SHBA dhe Britaninë? Lulzim Basha tregon rrugën
Artikulli tjetërGazment Koduzi: Rimbursimi i barnave duhet të bazohet në diagnozë – një sistem më i drejtë për qytetarët