Gazment Koduzi, kandidat për deputet i Koalicionit Euroatlantik në Tiranë, ka sjellë në vëmendje një problem të mprehtë të sistemit shëndetësor: mungesën e qasjes financiare ndaj barnave të nevojshme për shumë qytetarë.
Duke iu referuar raportit të vitit 2024 “Barometri Ballkanik” të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Koduzi thekson se 33% e familjeve shqiptare nuk kanë mundur të paguajnë barnat që nuk mbulohen nga sigurimet shëndetësore. Sipas tij, kjo është një dëshmi e qartë se lista aktuale e barnave të rimbursueshme është e papërshtatshme dhe joefikase.
Propozimi i KEA? “Rimbursim bazuar në diagnozë.”
Ky model, sipas Koduzit, siguron që çdo pacient, bazuar në diagnozën që vendos mjeku dhe protokollet përkatëse të mjekimit, të përfitojë barnat e duhura me rimbursim të plotë ose të pjesshëm. Kjo do të eliminojë burokracitë dhe arbitraritetin, duke vendosur në qendër nevojën reale shëndetësore të pacientit.
Postimi i plotë:
Qytetarët shqiptarë kanë deklaruar për raportin “Barometri ballkanik, këndvështrimi i qytetarëve dhe biznesit” v.2024, i kryer nga Këshilli për bashkëpunim Rajonal, se 33% e familjeve nuk kanë patur mundësinë të paguajnë barnat të pambuluar nga sigurimet shëndetësore.
Kjo tregon se lista e barnave të rimbursueshme nga skema e sigurimeve shëndetësore aktuale nuk e kryen funksionin e saj. Kalicioni Euroatlantik i propozon qytetarëve “rimbursimin bazuar në diagnozë”, cfarë do të thotë: mjeku vendos diagnozën, dhe jep me rimbursim barnat që janë të përcaktuara nga protokolli mjekimit i sëmundjes përkatëse.
#votogazmentkoduzi
#BesoTeShqipëria
#votonr4kea