Orjola Pampuri: “Sporti dhe arti nuk jetojnë vetëm me duartrokitje!”

Kandidatja për deputete në Tiranë nga Koalicioni Euroatlantik, Orjola Pampuri, ka përcjellë një mesazh të fortë në mbështetje të sportistëve dhe artistëve shqiptarë, të cilët, sipas saj, janë lënë në harresë nga politika për 34 vite.

“Ata që ngrenë flamurin kuqezi në botë, në vendin e tyre mbeten të pavlerësuar.” – shprehet Pampuri. Ajo thekson se duartrokitjet nuk mjaftojnë: duhen politika të qarta për mbështetjen financiare, sociale dhe morale të njerëzve të artit dhe sportit.

“Le t’i kthejmë motivimin dhe dinjitetin çdo qytetari që kontribuon për këtë vend.”

 

Postimi i plotë:

Në një vend ku sportistët, ambasadorët tanë të çmuar, që emrin e Shqipërisë e kanë lartësuar në mbarë botën, vetëm në vendin e tyre lihen në harresë, të pavlerësuar e të pamotivuar.

Sporti dhe arti kërkojnë vlerësim dhe vëmendje, nga politika dhe politikanët. Por për 34 vite sportistët e artistët, të vetmen mirënjohje të vyer që morën ishin duartrokitjet e qytetarëve, krenarinë e familjarëve dhe harresën e politikanëve.

Le t’i kthejmë shpresën këtij vendi, duke i kthyer motivimin dhe dinjitetin çdo qytetari që kontribuon për këtë vend.

Artikulli paraprakGjergji Nika: “Do të loboj që Vlora të rikthehet në një RAJON ADMINISTRATIV”
Artikulli tjetërKoalicioni Euroatlantik ose Pakti për të rikthyer Shqipërinë te qytetarët