Sami Osmani: Më 11 maj, qytetarët të votojnë për drejtësi dhe të ardhmen e Shqipërisë

Sami Osmani, kandidat për deputet në Durrës nga Koalicioni Euroatlantik, u ka dhënë një mesazh qytetarëve në prag të zgjedhjeve të 11 majit. Ai u bën thirrje votuesve që të zgjedhin me përgjegjësi qeverinë e ardhshme, duke i ftuar të mbështesin Koalicionin Euroatlantik si alternativën e vetme serioze për luftën kundër korrupsionit dhe ndërtimin e një Shqipërie më të drejtë.

Osmani theksoi se vota për numrin 4 është një votë për forcimin e institucioneve të drejtësisë si SPAK dhe një e ardhme më e mirë për familjet shqiptare. Ai paralajmëroi qytetarët që të mos bien pre e manipulimeve politike nga subjektet që, sipas tij, përfaqësojnë interesat e ngushta dhe jo interesin publik.

Deklarata e plotë e Sami Osmanit:

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita e zgjedhjes së qeverisë së ardhshme, ku me votën tuaj do zgjidhen kandidatët që do jenë në Kuvendin e Shqipërisë 4-vjeçarin e ardhshëm.
Ti, si qytetar i Republikës së Shqipërisë, me votën tënde të lirë më 11 Maj zgjedh kush kandidat dhe forcë politike do të qeverisë.
Bëj thirrje të gjithë qytetarëve të votojnë programin e Koalicionit Euroatlantik për të mbështetur drejtësinë, dhe një thirrje për gjithë qytetarët durrsakë, ku unë kandidoj:
Votoni për familjen tuaj, votoni për drejtësi, votoni për Shqipërinë, votoni për Durrësin.
Vota për numrin 4️⃣ dhe për Koalicionin Euroatlantik është vota e sigurt:
•⁠ ⁠për të luftuar korrupsionin,
•⁠ ⁠për të mbështetur SPAK-un,
•⁠ ⁠dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Shqipërinë.
⛔ Nëse voton numrin 1, fatkeqësisht voton për të nxjerrë nga burgu Ilir Metën.
⛔ Nëse voton numrin 5, voton që paratë e qytetarëve të shkojnë te shokët e Ramës te 313.
Voto 4️⃣ Koalicioni Euroatlantik
Voto ✅ Sami Osmani

#Voto4️⃣
#KoalicioniEuroatlantik
#BesoTeShqipëria

Artikulli paraprakEndri Hasa: Koalicioni Euroatlantik është shpresa e shqiptarëve që nuk janë dorëzuar
Artikulli tjetërBasha poston video me Ramën duke vjedhur qytetarët: Më 11 maj është në dorën tuaj, nëse doni që paratë të shkojnë te shokët e Ramës, apo të vijnë në xhepat tuaj