Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka zhvilluar mëngjesin e djeshëm një takim dhe bisedë me sekretarin e ri të Shtetit të SHBA-së, Rex Tillerson. Njoftimin për takimin e ka bërë vetë Mediu në rrjetin social në Facekook. “Të dashur miq. Sot pata kënaqësinë gjatë Mëngjesit të Lutjeve, të kisha një bisedë me sekretarin e ri të Shtetit, Rex Tillerson. Mbasi e urova për detyrën e re vura në dukje se gjithë shqiptarët pa dallim janë pro amerikanë dhe mirënjohës për atë çka bërë Amerika, për njohjen e shtetit shqiptar, pavarësinë e Kosovës dhe anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Po ashtu ngrita shqetësimin për situatat në Ballkan, rishfaqjen e konflikteve me bazë etnike të qëllimshme. Situata në Shqipëri vura në dukje është bërë e papranueshme për shkak të krimit të organizuar, trafiqeve dhe pamundësisë për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme”, shkruan Mediu në Facebook.
Kryesore
Continue to the category“Non grata” të freskëta dhe bllokim pronash, urdhri i ri i...
Ish-drejtori i Zyrës për Kontrollin e Pasurive të Huaja pranë Departamentit amerikan të Thesarit, John Smith tha të premten se ndryshimet në urdhrin ekzekutiv...