Aldi Lekaj: “Mos voto për sot – voto për nesër. Voto për fëmijët tanë”

Kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik, Aldi Lekaj, ka shpërndarë një mesazh të shkurtër por domethënës në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 11 majit. Në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale, Lekaj i bën thirrje qytetarëve të mendojnë për të ardhmen dhe brezat që do të vijnë.

“Mos voto për sot – voto për nesër. Për brezat që do të ecin mbi themelet që ti ndërton. Voto për fëmijët tanë,” shprehet Lekaj, duke e vendosur theksin te përgjegjësia qytetare dhe nevoja për një vizion afatgjatë.

Me sloganin “Shqipëria meriton më shumë”, Koalicioni Euroatlantik synon të përfaqësojë një alternativë ndryshe për qytetarët.

Artikulli paraprakArmend Gjana dhe Koalicioni Euroatlantik, zgjedhja e duhur/ Asllan Kaci: Më 11 Maj, mos votoni për hajdutët që po na vjedhin të ardhmen!
Artikulli tjetërKoalicioni Euroatlantik përmbyll fushatën: Shqipëria ka një shans të vërtetë për ndryshim