“Paratë e mykura dhe rrypat 1600 €, fytyra e një qeverie që ka braktisur njerëzit”, Basha: Koalicioni Euroatlantik, i vetmi që nuk ka frikë nga SPAK-u dhe e mbështet me vepra drejtësinë

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, vijoi takimet me qytetarët dhe bizneset në Njësinë 6 në Tiranë, ku theksoi se koalicioni që ai përfaqëson është e vetmja forcë politike që mbështet fuqimisht SPAK-un dhe drejtësinë.

Basha u shpreh se asnjë nga 140 kandidatët e koalicionit nuk ka probleme me drejtësinë dhe se të gjithë janë në lista të hapura, duke ftuar qytetarët që të gjykojnë me votë dhe të zgjedhin përfaqësuesit e duhur për të çuar deri në fund liftën kundër korruposionit.

Ai më tej tha se Edi Rama nuk i jep përgjigje pyetjes se pse i ka shokët tek 7×7=313, pasi korrupsioni me taksat e qytetarëve është kthyer në luks për zyrtarët. Sipas tij, nga ana tjetër edhe Berisha kërkon të luftojë korrupsionin dhe krimin me Ilir Metën dhe Elvis Roshin.

Basha gjithashtu deklaroi se Koalicioni Euroatlantik është i vetmi që nuk kërkon votën për të mbrojtur veten nga drejtësia, por për ta fuqizuar atë. Ai shtoi se shpresa për ndryshim qëndron te një drejtësi e barabartë për të gjithë.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Të vetmit që e kërkojnë votën jo pre krahët SPAK-ut, po për t’ia fuqizuar krahët SPAK-ut në mënyrë që lekët të vijnë në xhepat tuaj, është 4, është Koalicioni Euroatlantik. Asnjë prej 140 kandidatëve tanë, nuk ka asnjë çështje në SPAK, as ka frikë nga SPAK-u. Përkundrazi e sheh atë si një shpresë për t’i kthyer shqiptarëve jo vetëm paratë e vjedhura, por edhe shpresën e vrarë nga kjo lloj, nga kjo biçim politike, se as politikë sështë. Nga kjo biznes politikë që është përgjegjëse për gjendjen ku është vendi sot. Të 140, 47 që jemi në Tiranë, jemi në listë të hapur. Asnjë në listë të mbyllur. S’kemi frikë, përkundrazi, ne e kërkojmë që qytetari të na gjykojë me votë. Dhe ata që do marrin më shumë vota, do shkojnë në parlament. Asnjë votë nuk shkon kot, ky s’i përgjigjet pyetjes ku i ke shokët. Po mbarojnë zgjedhjet, nuk i përgjigjet. Ku i ke shokët, gëk mëk e ndryshon muhabetin, se i ka në burg, tek 313 i ka. Pse i ka shokët aty? O je buf se bufi, ose je pronari i kënetës. Po qe më buf se bufi, ti nuk bën as për roje inceneratori, jo më për kryeministër. Ose je më i poshtër se ata, je ti pas atyre. Alternativë tjetër unë nuk mund të mendoj. Tani frikën e kanë tek SPAK-u. Bëjnë çfarë bëjnë aty e kanë frikën. Unë them që shpresa është tek SPAK-u. “Të gjithë jemi të barabartë para ligjit” nuk është fjalë, si kapet njëri me një cigare hashash dhe plaset në burg, e tjetri kapet duke vjedhur 200 milionë euro dhe duhet të shkojë të kërkojë leje në parlament, t’i hiqet imuniteti, të arrestohet apo jo, ndërkoh që ka kërcit ka ik në Zvicër. Apo këtijtjetrit iu kapën 500-et e mykme, thoshte procesverbali i SPAK-ut. Kishte blerë një apartament ngjit me apartamentin e vet që e përdorte vetëm si kasafortë. Dhe harxhonte 1 milionë dollarë apo euro në vit për mbathje dhe bizhuteri. Po kjo është e palejueshme, e papranueshme edhe në vendet më të pasura të botës, jo këtu. Del tundet kjo tjetra, kërcen valle në hapje të fushatës me 1600 euro rrypi. Aq sa është pensioni 1-vjeçar i një pensionisti, ajo ka rrypin e belit. Me çfarë e bleve? Vjen ky tjetri krimi dhe korrupsioni janë problemet më të mëdha, bravo! Me çfarë do ta zgjidhësh ti krimin dhe korrupsionin, me Ilir Metën dhe Vis Roshin?
Vjen e diela, ka një vendim i madh për t’u marrë. Me atë vendim keni për të jetuar 4 vitet e ardhshme. Dhe thirrja jonë është mos me e shpërdoru atë votë. Vota për ne është votë për ta vazhduar këtë betejë deri në fund.

Artikulli paraprak“Rusia po kërkon shumë” – Vance bën thirrje për bisedime direkte Moskë-Kiev
Artikulli tjetërJoni Myshketa: Më 11 Maj, qytetarët kanë një alternativë reale, larg hijes së së shkuarës – Koalicionin Euroatlantik