Zgjedhjet në Shqipëri drejt agonisë!

Nga Azgan Haklaj
Vjedhja e votës duket se edhe me dt 11 maj do të jetë përsëritje e realitetit të trishtueshëm të “demokracisë”shqiptare.
Sinjalet e para të kusarisë së votës nuk qëndrojnë vetëm tek zakoni tashmë i deshmuar që prej vitit 1996 i establishmentit të vjetër politik, por me fakte konkrete që po evidentohen përditë.
Duket se viktima e parë e vjedhjes, përçudnimit e transformimit të vullnetit politik elektoral është Diaspora.
Mijera zarfe të paguara me taksat tona e tendera korruptivë po bëjnë ecejake nëpër shtete e kontinente e kthehen bosh pasi plotësimi i tyre bëhet në Tiranë me të dhënat e vullnetin e patronazhistëve.
Ky është skandal i pastër por që nuk do kalojë pa ndëshkim pasi me degradimin e votës së Diasporës ky fenomen malinj merr permasat e një skandali transkontinental.
Ndërsa në vend duket se aparenca festive e fushatës po fillon te degradojë jo vetëm në dhunë të pa pranueshme verbale por dhe me akte të hapura të shitblerjes së votës.
Rasti i kapjes në flagrancë në Lezhë i n/Kryetarit të Bashkisë duke shpërndarë para, nga Kandidati i Koalicionit Euroatlantik e ish deputeti deputeti Eduart Ndocaj kandidat i Koalicionit Euroatlantik është një realitet skandaloz që nuk mund të mbulohet.
Kjo pamje e zymtë e në dukje pa kthjellim është vetëm në fillimet e saj pasi operacionet finale të shitblerjes janë përllogaritur të kryhen në momentin e fundit.
Ministria e Brendshme e ngarkuar me ligj të mbikqyrë proçesin jo vetëm nuk e ka në fokus misionin e saj por Policia e Shtetit është e tëra në sulm në Tiranë për ti siguruar karrigen parlamentare ministrit të saj Ervin Hoxha.
Paralajmërimet e hapura që vijnë nga aleati ynë i madh përmes z/v Presidentit të SHBA-ve duket se po injorohen prej verbërisë e pangopsisë që i ka karakterizuar.
Por a mund të pranohet kjo….?
Më besoni se kurrë jo.
Nuk ka më shans që të ketë ambjentim të metejmë me këtë kancer të demokracisë kur vota e shqiptarëve vijon të jetë gjahu i egërsirave politike.
Eshtë rasti i fundit i durimit shqiptar e ndërkombëtar me këtë klasë të vjetër politike.
Këto veprime çmendurisht të papranueshme me vullnetin e shqiptarëve me e vogla do të sjellin kaos në mos destabilizimin të rëndë.
Këtë radhë viktimat e para të kësaj revolte do të jenë Rama dhe Berisha.
Dijeni mirë se këtu mbaron dhe segmenti i tyre dhe fillon funerali i vdekjes pa lavdi politike.
Artikulli paraprak11 Maji si përballje e gënjeshtrave të Ramës dhe Berishës përballë të vërtetave të hidhura të Lulzim Bashës
Artikulli tjetërKrimet zgjedhore/ BKH dhe policia e Shkodrës kontrolle në disa zona! Ja prokurori i SPAK që po ndjek operacionin