“T’i japim fund korrupsionit të 7×7=313 dhe rrangallave të tranzicionit”, Basha në “360 gradë”: Për Koalicionin Euroatlantik ndryshim do të thotë luftë pa kompromis kundër korrupsionit duke mbështetur SPAK

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, në emisionin “360 gradë” në Abc Neës tha se mesazhi për shqiptarët është i qartë, do vazhdohet me korrupsionin e 7×7=313 edhe 4 vite të tjera dhe me rrangallat e tranzicionit, apo ndryshim real duke i dhënë fund korrupsionit qeveritar.

Basha tha se për Koalicionin Euroatlantik ndryshim do të thotë luftë pa kompromis kundër korrupsionit duke mbështetur drejtësinë e pavarur. Sipas tij, vota për numrin 4 është për mbështetje me vepra jo me fjalë për SPAK si parakusht që paratë të mos shkojnë më tek xhepat e shokëve tek 7×7=313, apo të pretendohet se luftohet korrupsioni me Ilir Metën dhe Elvis Roshin.

“Mesazhi im ndaj qytetarëve është edhe katër vite kështu, apo rotacion me rrangallat e korrupsionit e të tranzicionit që paraqiten sikur janë alternativë, apo ndryshim dhe çfarë është ndryshimi. Për ne ndryshim do të thotë fuqizim dhe jo prerje krahësh të SPAK-ut. Për ne ndryshim do të thotë luftë pa kompromis kundër korrupsionit duke mbështetur drejtësinë e pavarur. Dhe vota për numrin 4, për Koalicionin Euroatlantik është e vetmja votë që shkon për mbështetjen me vepra, jo me fjalë, për luftën kundër korrupsionit si parakusht që paratë të mos shkojnë më tek xhepat e shokëve tek 7×7=313, apo të pretendohet se luftohet korrupsioni me Ilir Metën dhe Elvis Roshin. Por të shkojnë tek xhepat e qytetarëve duke çuar pushtetarët që kanë abuzuar me pushtetin para drejtësisë dhe prapa hekurave te shokët e 7×7=313. Vetëm vota për numrin 4 e garanton këtë me vepra jo me fjalë” – tha Basha.

Artikulli paraprak“Votoni për të ndëshkuar ata që vodhën të ardhmen tuaj”, Basha mesazh socialistëve: Vota për Koalicionin Euroatlantik është votë kundër korrupsionit, votë për Shqipërinë
Artikulli tjetër“Mos u bëni mish për top”, Basha: SPAK dhe BKH në qendrat e votimit, kush prek votën, përfundon në burg