“Sot 7×7=313, është bërë legjendë”, Basha: Rama akoma s’i është përgjigjur pyetjes ku i ka shokët? Vetëm duke fuqizuar SPAK-un, ndëshkojmë ata që vodhën votat dhe taksat!

Në një intervistë në emisionin “LOG”, në News24, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha deklaroi se forca e tij politike mbështet SPAK në luftën e saj kundër krimit dhe korrupsionit. Basha tha se është absurde që qytetarëve t’u kërkohet të votojnë për numrin 5, për një qeveri që ka anëtarë të kabinetit në burg.

Sipas tij, Hetimet e SPAK e kanë zbardhur që PD në 2021 i fitoi zgjedhjet, por u faktua që u vodhën votat, keni shembullin e Jurgis Cyrbes në Durrës dhe se kjo është arsyeja pse është jetike të fuqizohet SPAK.

Ai gjithashtu tha se edhe vota për numrin 1, u premtohet që të luftohet korrupsionin me Ilir Metën, që është në arrest për fshehje pasurie dhe pastrim parash, dhe krimin me Elvis Roshin, i larguar për përdhunim në grup, është një tallje me qytetarët.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Edi Rama që kërkon votën për numrin 5 që të hap qelitë e të nxjerr gjysmën e kabinetit që ka në burg?
Do ta çojmë votën te numri 1 ku na propozohet të luftohet korrupsioni me Ilir Metën e krimit me Elvis Roshin? Sigurisht që ky do të ishte jo thjesht një harxhim, por do të ishte një tradhëti ndaj familjeve tuaja, ndaj fëmijëve tuaj, ndaj vetes tuaj.
Do zhgërryheni në llucë edhe katër vite të tjera. Ndaj për ne e vetmja alternativë është numri 4, Koalicioni euroatlantik sepse asgjë nuk do të bëhet më mirë nëse nuk fuqizojmë SPAK-un që t’i shkojmë deri në fund betejës që ka nisur e ta mbush plotë e për plotë 7×7=313 me shokët e korruptuar të Edi Ramës dhe me këdo që ka cënuar pasuritë publike, taksat e shqiptarëve dhe të ardhmen e shqiptarëve.
Si rezultat i vendosjes së interesave personale të Sali Berishës mbi interesat e vendit, mbi interesat e opozitës, mbi interesat e demokratëve, është një PD e cila zvarritet në gjunjë kur duhej të merrte përpara ta fshinte qeverisjen e korruptuar 12 vjeçare të Edi Ramës, zvarritet në gjunjë dhe propozon si ndryshim Ilir Metën dhe Elvis Roshin.
Kemi ardhur në një pikë ku zoti Berisha propozon me të vërtetë njësoj si dhe unë problemi kryesor është korrupsioni dhe krimi, por propozon që korrupsionin ta luftojë me Ilir Metën që ndërkoh është në arrest për korrupsion, për fshehje pasurie, për pastrim parash dhe me Elvis Roshin, ikonën e ligjit të dekriminalizimit i cili u largua nga posti i kryetarit të bashkisë së Kavajës, jo thjesht për krim të organizuar dhe për drogë, po për përdhunim në grup. Që është fqaja e zezë e Edi Ramës dhe e PS, ky e merr dhe e sjell si alternativë.
Hetimet e strukturës së posaçme, e kanë zbardhur që PD në 2021 i fitoi zgjedhjet, por u faktua që u vodhën votat, keni shembullin e Jurgis Cyrbes në Durrës.
Ne e dimë nga përgjimet se zgjedhjet e 2021 u masakruan nga Edi Rama. Kjo është arsyeja pse ne themi se është jetike të fuqizohet SPAK, kurse ata duan tja presin krahët SPAK.

Artikulli paraprak“Refuzoni Aleancën për Shpëtimin e Metës”, Basha thirrje demokratëve: Tek Koalicioni Euroatlantik numri 4 keni demokratët e sakrificave,ish-të përndjekur, pronarë dhe sipërmarrës
Artikulli tjetër“Shokët e 7×7=313 me lekë të mykura, qytetarët me zor nxjerrin muajin”, Basha në “Log”: Socialistët e ndershëm të ndëshkojnë trafikantë, banditë dhe të korruptuar në qeverisje