Qarku i Dibrës ka pjesëmarrjen rekord për zgjedhjet e sotme (11 maj), ku të gjithë qytetarët i janë drejtuar qendrave të votimit prej orës 7 të mëngjesit.
Sipas të dhënave të përpunuara nga KQZ, në qarkun Dibër kanë votuar 50 përqind. Ndërkohë në zgjedhjet e 2021, qarku i Dibres kishte nje pjesemarrje prej 53.44 %.
Ndërsa qarku me më pak interes për të dalë në votim është Vlora, 30.24 % përqind. Ndërsa në zgjedhjet e 2021, Vlora ka pasur nje pjesemarrje prej 31.67 %.
Ndërkohë në rang kombëtar deri në orën 16:00 kanë votuar në total 42 %.