BKH, forcat operacionale dhe FNSH kanë ndërmarrë një aksion në Shkodër me urdhër të SPAK ku janë shoqëruar disa persona për krime zgjedhore.
Sipas burimeve, personat e shoqëruar janë mbështetës të Partisë Socialdemokrate.
Gazetarja Klodiana Lala, raporton se deri tani janë ndaluar 4 persona në Koplik.
Aksioni për kontroll personal dhe të automjeteve me vendim të GJKKO është në vazhdim.
Gjithashtu ky operacion është ndërmarrë edhe në Fier në bashkëpunim me policinë vendore lidhur me një tjetër procedim penal.