“Berisha, kalavar humbjesh”/ Mërtiri: PD e tij nuk është më një parti, por ka një individ që drejton një turmë

Analisti Ergys Mërtiri ka bërë një pasqyrë të situatës së Partisë Demokratike dhe rezultatit në zgjedhjet e 11majit të paraqitura deri më tani.

Në studion e “ABC News”, Mërtiri tha se me Berishën në krye, PD nuk mund të fitojë zgjedhjet. Sipas tij, edhe ata që kanë qenë më pranë Berishës kanë qenë të vetëdijshëm për situatën në të cilën e kanë çuar partinë, por askush nuk ka pasur kurajën që ta pranojë dhe t’ja bëjë të ditur, kreut të PD që duhet të heqë dorë.

“Nuk patën kurajë t’i thotë Berishës, mjaft. Sepse me Berishën nuk mund të fitohet më. Ajo nuk është më një parti. Por një individ që drejton një turmë. Ajo parti ka probleme të tjera të mëdha. Berisha shkel statutin që i bën vetë…Ka bërë ligjin që kush humb zgjedhjet ikën dhe tashmë thotë se ishim në kushte të tjera dhe sot jemi në kushte të tjera. Të gjithë e dinin që nuk fitohet me Berishën. Këta i kanë tradhtuar demokratët më shumë se askush tjetër…”, tha ndër të tjera ai.

Artikulli paraprakDEGËT që kanë humbur mbi 10 mijë të diplomuar në 5 vite, Shqipëria rrezikon të mbetet pa gazetarë, mësues dhe artistë
Artikulli tjetërEvis Berberi tendera edhe nga Bashkia e Veliajt! SPAK zbulon komunikimet e kreut të ARRSH me drejtorin e rëndësishëm në bashki