Azgan Haklaj në aktivitetin përkujtimor të UÇPMB-së: Lavdi dëshmorëve të atdheut!

Nga Azgan Haklaj

Sot në këtë ditë të shenjtë të lulëkuqeve të lirisë jam tëpër i emocionuar dhe i nderuar që kam privilegjin të përshendes e të përcjell tek ju një mesazh shumë vllaznisht e tepër shqiptarisht në kujtim të martirëve të Kombit Shqiptar.
Sot përveçse nje ditë veneracioni e përkujtimi me pietet për ne të gjithë e për ç’do shqiptar duhet të jetë një ditë reflektimi për sfidat e mëdha që kemi përpara si komb e me tepër se askush për vëllezërit tonë të Kosovës Lindore (Luginës se Preshevës, Bujanovcit e Medvegjës)
Me kenaqësi lashë përfundimin e garës politike elektorale për tu bashkuar me ju fizikisht pasi shpirtërisht kem qenë, jam e do jem bashkë me ju sa të jetë jeta.
E them këtë sepse konferencat, protikollet, elaboratet e pushtuesve në shekuj na ndanë tokën, por nuk na ndanë dot shpirtin, gjakun, historinë.
Për të drejtën tonë hyjnore e njerëzore u derdhën lumenj gjaku dhe u flijuan shumë jetë njerëzore.
Si politikan e artist njëkohësisht President i Unionit Artistik i Kombit Shqiptar ajo që më ka dominuar është bahkimi shpirtëror i kombit tonë sepse vetëm kështu të bashkuar do i përballojmë kohës e do integrohemi në Europën e qyteteruar.
Flitet shumë për integrime europiane por pyetja shtrohet?
A ka integrim europian me shqiptarë të ndarë?
Natyrisht se jo!
Shqiptarëve të kësaj ane që jetojne në trojet e veta stërgjyshore për shumë arsye duhet t’ju gjendemi gjithmonë e më pranë.
Sidomos shteti ynë Shqipëria dhe ai i Dardanisë (Kosovës) tashmë të lirë e sovrane këtë kujdes nuk duhet ta ketë vetëm në retorikë por në të gjithë veprimtarinë praktike e diplomatike e politike.
Përmbi gjithçka ky kujdes nuk është mëshirë e humanizëm por obligim madhor i sanksionuar në kushtetutën e vendit.
Ka mijëra mënyra diplomatike,ekonomike thellësisht të drejta e demokratike e ky fokusim të jetë parësor.
Të dashur vëllezër e motra të një gjuhe të një gjaku e një historie.
Gjaku i deshmorëve u derdh për liri, drejtësi, demokraci e jo për agresione ndaj askujt në asnjë epokë të historisë së këtyre trojeve.
Lavdi deshmorëve të Kombit.
Lavdi veprës së ndritur të deshmorëve të UÇPMB-së!
Deshmorët na lanë amanet bashkimin, të drejtën hyjnore e njerëzore.
Ne nuk duhet të reshtin asnjëherë për realizimin e amanetit të deshmorëve që luftuan për kauzën kombëtare dhe thyersëve të kufijëve vendosur padrejtësisht mes shqiptarëve.
Miq të nderuar po citoj disa vargje të thyersit të kufirit, mes Gjakovës dhe Malësisë së saj (vendlindjes time dhe Tahir Sinanit) të pagëzuar me emrin sllav Tropojë të cilin po luftojmë për t’a hequr.
E kam fjalën për poetin, dramaturgun, të antarit të akademisë europiane të arteve Agim Ramadani komandant (Katana) që apostrofojnë edhe veprën e të gjithë deshmorëve të lirisë të UÇPMB-së.
“Tani unë jam hi dhe hije nuk kam
Se kam ndërruar jetë askush nuk e di
Më kërkojnë, pyesin ku kam mbetur
Në trupin tënd të brishtë jam shkrirë
Jo nuk jam tretur!
Komandant Lleshi deklaronte:
Plumbat janë për trimat:
Liri o vdekje!
Misioni i UÇPMB-së është bashkimi me Kosovën!
Lavdi deshmorëve të Kombit!
Të nderuar pjesëmarrës!
Jeta e këtyre djemve ishte mjaft e shkurtër por u mjaftoj për t’a shkruar emrin e tyre me shkronja të arta në Panteonin e Kombit.
Amanetin e tyre nuk e tret dheu.
Të nderuar pjesëmarrës si sot para 14 viteve këtu në këtë sallë pata deklaruar se Kosova Lindore dhe Çamëria janë dy degë të thyera por jo të thara të lisit kombëtar shqiptar, e menjëhere pati protestuar Rusia dhe krejt bota sllave.
Sot po perifrazoj disa vargje të këngës lapidare të Ilir Shaqirit kushtuar Njazi Azemit (Komandant Mjekrës)
“Jam Njazi Azemi mjekra e Skënderbeut
Gjakun bashkë e kemi, kemi një atdhe
Moj Presheva trime e ti Çamëri
Ju su lëmë jetime sa të ketë shqiptari!
Pa dashur ta zgjas fjalën time të sinqertë sa vetë shpirti i këtyre anëve apeloj dhe nuk do rresht kurrë e në ç’do rast, ne politikë e në art për të drejtat tuaja humane, qytetare e europiane.
Ato do të jenë lejtmotivi im, refren i shpirtit tim e zemrës time.
Për këta na lipset mejtim i vëmendshëm e i sinkronizuar dalë nga subkoshienca jonë e ndërgjegja kombëtare.
Nje dijetar i madh që prej lashtësisë përcjell postulatin e duhur për këtë ditë të perifrazuar në pak fjalë:
“Le të sherbejë kjo ditë për të rindezur së bashku dritën e vetëdijes që i bën gjërat më të vlefshme dhe të jashtëzakonshme”.
Lavdi përjetë të jetëve deshmorëve të UÇMB-së!
Lavdi deshmorëve të UÇK-së!
Lavdi deshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare,!
Zoti i bekoftë shqiptarët në të gjitha trojet etnike

Rroftë Kombi Shqiptar!
Rroftë Kosova Lindore!

Ju faleminderit!

Artikulli paraprakEvis Berberi tendera edhe nga Bashkia e Veliajt! SPAK zbulon komunikimet e kreut të ARRSH me drejtorin e rëndësishëm në bashki
Artikulli tjetërSPAK sekuestron celularin e kryebashkiakut të PS në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli