Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar celularin e kryebashkiakut socialist të Vaut te Dejes, Kristian Shkreli.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se vendimi u mor në kuadër të një hetimi që SPAK po zhvillon për korrupsion zgjedhor të subjektit politik të Partisë Socialdemokrate.
Po me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, janë sekuestruar edhe celularët e disa mbështetëse të PDS-së, pasi ka dyshime se janë përfshirë në shit-blerjen e votës në Qarkun Shkodër, ku partia e Tom Doshit ka marrë 2 mandate.
Sekuestrimi i celularit Kristian Shkrelit vjen katër ditë pas zgjedhjeve parlamentare ku në Vaun e Dejës, PSD-ja doli forcë e parë.
Kryebashkiaku i PS-së ishte në shënjestër të kritikave të kryeministrit Edi Rama, ku gjatë një takimi që ky i fundit zhvilloi në Shkodër, në përmbyllje të fushatës elektorale ku iu drejtua me fjalët: “Kristian, mos luaj më dy porta Kristian”.
Gjatë ditën së djeshme (14 Maj) SPAK dhe BKH, në bashkëpunim me policinë e shtetit kanë ushtruar kontrolle përveç Qarkut Shkodër, edhe në disa qarqe të tjera, lidhur me hetimet që po kryhen për krim zgjedhor.