Trajneri i Leçes: Jam zënë shpesh me Ramadanin, është lojtar me temperament të fortë

Mesfushori i Shqipërisë, Ylber Ramadani i dhuroi fitoren Leçes falë një eurogoli kundër Torinos. Pas përfundimit të sfidës, trajneri Marko Xhiampaolo foli pikërisht për këtë triumf dhe marrëdhenien e tij me futbollistin e Kombëtares kuqezi.

“Nuk kishim alternativë tjetër përveç fitores. Duhej të fitonim për të krijuar një mundësi tjetër dhe kjo është ajo që ndodhi. Nuk ishte një ndeshje e lehtë për sa i përket burimeve nervoze, filluam paksa të tensionuar. Nuk mund të mendosh t’i zgjidhësh këto ndeshje pas dy minutash. Duhet ta ndërtosh fitoren përmes supozimeve në 95 minuta. Një gol i shkëlqyer nga Ramadani dhe më pas skuadra u lidh me rezultatin. Unë dhe Ramadani kemi një lloj marrëdhënieje të caktuar. Nuk e kam lënë gjithmonë të luajë. Ndonjëherë madje kemi debatuar. Por gjithmonë me shumë besnikëri. Kur e njeh besnikërinë e ndërsjellë edhe në debate, ka respekt. E di që Ramadani ka temperament, gjithmonë e kam ditur. Nuk është numri i paraqitjeve që ka rëndësi, por cilësia me të cilën luan. i kërkova Ramadanit të rriste nivelin karizmatik të ekipit dhe ai ishte i mirë”, deklaroi trajneri.

Artikulli paraprakÇështja “Partizani”/ GJKKO kalon për gjykim dosjen për Sali Berishën
Artikulli tjetërGaza në krizë të thellë humanitare, OBSH: Dy milionë njerëz po vuajnë nga uria! Tonelata ushqimesh qëndrojnë të bllokuara në kufi nga Izraeli