Kosova ndalon importin e mishit të pulës nga Brazili, heshtje në Shqipëri

Në Brazil ka shpërthyer gripi i shpendëve dhe me dhjetëra stabilimente me pula janë vënë nën karantinë. Një ditë më parë Bashkimi Evropian njoftoi se Brazili, eksportuesit më të madh të shpendëve në botë dhe eksportuesi kryesor të mishit të shpendëve në BE, ia ka ndaluar të dërgojë produkte shpendësh dhe mishi në vendet e bllokut.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka bërë të ditur se masa “do të mbetet në fuqi deri në një njoftim të dytë, gjithmonë bazuar në situatën epidemiologjike në Brazil dhe rivlerësimit të rrezikut nga AUV”.
Sot, Kosova ka vendosur ta ndalojë përkohësisht mishin e pulës dhe produktet e tjera të shpendëve nga Brazili.
Masa është marrë pasi Brazili konfirmoi të premten shpërthimin e gripit të shpendëve në një fermë, ndërsa tha se po heton raste të tjera të dyshuara.
Autoritetet kosovare kanë thënë se vendimi për ndalimin e mishit të pulës nga Brazili “synon të mbrojë shëndetin publik dhe të parandalojë përhapjen e mundshme të sëmundjes në territorin e Kosovës”.
Në Shqipëri institucionet heshtin. Madje nuk kanë marrë asnjë vendim në mbrojtje të konsumatorit shqiptarë. Teksa, dihet që Shipëria importon mish nga Brazili, qoftë pule apo të shpendëve e kafshëve të tjera.

Artikulli paraprakReceta nga Enveri: “Patatja, dhe bukë dhe gjellë”
Artikulli tjetër“Bashës i marrshin të keqen”, Erbi Ago: Humbjet më të thella të PD-së kanë qenë me Berishën në krye