Në Itali presin vetëm zyrtarizimin, për Igli Taren si drejtorin e ri sportiv të Milanit. Dhe misioni i tij kryesor do të jetë përzgjedhja e trajnerit të ri, që do të vazhdojë revolucionin te kuqezinjtë.
Tare do të shkojë te Milani në periudhën më të vështirë. Skuadra e Konseisaos mbeti pa Europë, zyrtarisht pas humbjes me Romën.
Ndërkohë pas përzgjedhjes së trajnerit që zëvendëson portugezin, rikthimi në Champions është detyrim për rekordmenët e Italisë. Vendosja në krye e ish-drejtorit sportiv të Lacios pritet të shërbejë menjëherë në dhomat e zhveshjes ku kërkohet unitet.
Rindërtimi i Milanit do të shohë Taren të ketë dorë në vendimet teknike siç raporton “Gazetta dello Sport”, ndërsa gjithçka do të marrë aprovimin nga Furlani. Ibrahimoviç do të mbetet këshilltar për presidencën, ndërsa Monkada qëndron në krye të skautimit.