Konfirmimi vjen nga Meloni: Mirënjohje për Papa Leo XIV, Vatikani është gati të presë bisedimet Rusi-Ukrainë

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, pati një bisedë telefonike me Atin e Shenjtë Papa Leo XIV mbi hapat e mëtejshëm që duhen ndërmarrë për të ndërtuar një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë.

Kjo vjen pas telefonatës me Presidentin Trump dhe udhëheqës të tjerë evropianë, gjatë së cilës Kryeministres italiane iu kërkua të verifikonte gatishmërinë e Selisë së Shenjtë për të pritur negociatat.

Duke gjetur tek Ati i Shenjtë konfirmimin e gatishmërisë për të pritur bisedimet e ardhshme midis palëve në Vatikan, Kryeministrja italiane shprehu mirënjohje të thellë për hapjen e Papa Leo XIV dhe për angazhimin e tij të pandërprerë për paqen.

Artikulli paraprakLiverpuli nuk ndalet, kampionët bëjnë gati 45 milionë paund për… Kerkez
Artikulli tjetërSapo mbarojnë zgjedhjet, qeveria heq maskën/ Formalizon kritikat ndaj SPAK-ut