“Situata po vështirësohet çdo ditë”- Banorët e Gazës përballen me urinë! OKB: Ndihmat nuk kanë arritur ende te civilët

Banorët në Gaza shprehen se situata atje po “vështirësohet çdo ditë”, ndërsa ekspertët globalë paralajmërojnë për “zi buke”.

OKB-ja thotë se ekipet e saj në Gaza nuk kanë qenë ende në gjendje të shpërndajnë ndihmat pavarësisht se dhjetëra kamionëve me furnizime kanë hyrë gjatë dy ditëve të fundit në territor.

Zyrtarët izraelitë thanë se 93 kamionë hynë në Gaza të martën, por situata atje mbetet shumë katastrofike, raporton BBC.

Michael Kleiner, një anëtar i partisë Likud të Netanyahut, tha për BBC se Izraeli po përpiqet të sigurojë që Hamasi të mos vjedhë ndihma, ndërsa fajëson grupin për pengimin e paqes.

Gjatë natës, 15 persona në Gaza u vranë në sulmet ajrore izraelite, sipas shërbimit të Mbrojtjes Civile të drejtuar nga Hamasi.

Presioni ndërkombëtar mbi Izraelin ka vazhduar të rritet, pasi Mbretëria e Bashkuar pezulloi dje bisedimet tregtare për shkak të asaj që e përshkroi si përshkallëzim ushtarak “moralisht të pajustifikueshëm” të Izraelit në Gaza.

Artikulli paraprakKokainë, çanta dhe tufa të mëdha me para! Pamjet kur policia kryen kontrolle! Miliona euro të sekuestruara dhe 52 urdhër arreste
Artikulli tjetërU lëshuan 52 urdhër-arreste, Altin Dumani: U godit një prej grupeve kriminale më të fuqishme në Shqipëri! Ishte përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogave të forta dhe pastrimit të parave