Bilanci i Milanit/ Sezoni mund të mbyllet me 25 milionë euro humbje

Pas dy viteve me bilance pozitive, Milani rrezikon të mbyllë sezonin financiar 2024-2025 me një humbje prej rreth 25 milionë eurosh, sipas vlerësimeve të “Calcio e Finanza”.

Rënia e të ardhurave, veçanërisht nga mungesa e shitjeve të rëndësishme si ajo e Tonalit sezonin e kaluar, përplaset me një rritje të lehtë të shpenzimeve, duke krijuar një defiçit të ndjeshëm. Situata mund të zbutet falë dritares së re të merkatos, e vlefshme deri më 30 qershor, që i jep klubit kuqezi mundësinë të realizojë shitje të rëndësishme si ato të Reijnders apo Teo Hernandez.

Alarmin më të madh, megjithatë, e ngre mungesa në garat europiane për sezonin 2025-2026. Sipas parashikimeve, Milani do të humbasë afro 80 milionë euro nga të ardhurat që zakonisht vijnë nga Champions-i dhe ndeshjet në “San Siro”, si dhe nga bonuset e sponsorëve që lidhen me pjesëmarrjen në kompeticione ndërkombëtare.

Artikulli paraprakOBSH: Të paktën 94% e spitaleve në Gaza janë shkatërruar pjesërisht ose plotësisht
Artikulli tjetërTri gjëra që do t’i ndodhin trupit tuaj nëse hiqni dorë nga sheqeri