Ekspertët e OBSH: Teknologjia po dëmton fëmijët, merrni masa urgjente

Rrjetet sociale dhe platfoma me inteligjencë artificiale janë rrezik në rritje për shëndetin mendor të fëmijëve dhe adoleshentëve. Alarmi vjen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë e cila bazuar në studime të ndryshme ka evidentuar lidhjen mes përdorimit të tepruar të rrjeteve sociale dhe zhvillimit të problemeve shëndetsore, si ankthi depresioni apo vetëbesimi i ulët tek të rinjtë.

Ekspertët vlerësojnë se një tjetër rrezik që ju kanoset fëmijëve dhe adoleshentëve është edhe ekspozimi ndaj bullizmit në internet, standardeve jorealiste të trupit, përmbajtjeve që nxisin vetëlëndimin dhe reklamave të dëmshme. Nisur nga kjo situatë alarmante, OBSH u bën thirrje vendeve që të ndërmartin veprime urgjente duke rekomanduar që mirëqenia dixhitale të bëhet një përparësi kombëtare e shëndetit publik, të fuqizohen profesionistët e shëndetësisë për të udhëzuar përdorimin e sigurt të teknologjisë si dhe një sërë rekomandimesh të tjera, përfshirë këtu interesat tregtare.

Artikulli paraprakMali i Zi drejt shkurtimit të orarit të punës, synimi për të përmirësuar cilësinë e jetesës dhe për më shumë kohë me familjen
Artikulli tjetërSiguria ushqimore në ditë të hallit: si pesticidet, Aflatoksina dhe Salmonela po helmojnë shqiptarët!