Gentian Gaba: Rama “qan” për 500 mijë euro, por ka djegur 500 milionë në inceneratorë që nuk ekzistojnë

Analisti Gentian Gaba ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili pretendon se shteti shqiptar ka humbur një gjyq me vlerë 500 mijë euro për shkak të veprimeve të Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Gaba e cilëson këtë sjellje si hipokrite, duke e vënë në kontrast me dëmin shumë më të madh ekonomik që, sipas tij, është shkaktuar gjatë qeverisjes së Ramës përmes aferës së inceneratorëve.

“Çfarë dallaverexhiu! Bën si i përdëllyer për një gjyq ku pretendohet se janë humbur 500 mijë euro nga shteti, ndërkohë që nën drejtimin e tij, vetëm dëmi nga inceneratorët që nuk ekzistojnë ose nuk funksionojnë, në një dekadë, do i afrohet 500 milionë eurove…”, shkruan Gaba në një postim publik.

Sipas tij, ironia qëndron në faktin se Rama dramatizon një shumë modeste në krahasim me shifrat marramendëse që lidhen me projektet e inceneratorëve, për të cilat disa ish-zyrtarë janë tashmë të hetuar apo të dënuar nga drejtësia.

Artikulli paraprakRezultati i zgjedhjeve tregoi se Berisha nuk ka asnjë shans për të fituar
Artikulli tjetërDita e Përkujtimit në SHBA, Donald Trump homazhe ushtarëve të rënë në detyrë! Presidenti kritika demokratëve dhe gjyqtarëve