Çfarë ndodhi? Pezullohet mësimi në disa shkolla në vendin fqinj

Disa shkolla greke janë mbyllur përkohësisht në rajonin e Maqedonisë Qendrore të Greqisë për shkak të përhapjes së shpejtë të bakterit “Strep A”.

Sipas medieve greke, në një shkollë në rajonin Kalamaria të Selanikut u zbuluan rastet e para të këtij bakteri.

Mësimi fillimisht u pezullua në tri shkolla fillore dhe në dy kopshte në rajon për shkak të përhapjes së shpejtë të baktereve që shkaktuan infeksionin.

Katër shkolla në qytetin Serres ku u zbulua bakteri “Strep A” u mbyllën përkohësisht si masë paraprake.

Instituti Kombëtar Grek i Shëndetit Publik (EODY) deklaroi se bakteri “Strep A” është shumë ngjitës dhe shtoi se duhen ndjekur rregullat e higjienës personale.

Autoritetet rekomanduan që personat e infektuar të qëndrojnë në shtëpi për të paktën 24 orë pas fillimit të trajtimit me antibiotikë dhe se situata po menaxhohet në mënyrë të kontrolluar.

Artikulli paraprakGjermania dëbon shqiptarët, Welt: Janë kthyer mbrapsht 70 persona nga Kosova e Shqipëria!
Artikulli tjetërBerisha, “ëngjëlli mbrojtës” i Edi Ramës!