Shtrenjtohet pastrimi i Durrësit/ Myshketa: Bashkia ka një kontratë me inceneratorin e Sharrës që rrit detyrimet e qytetarëve. Pjesë e aferës korruptive

Joni Myshketa, anëtar i Këshillit Bashkiak në Durrës tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Informacion se taksat e qytetarëve për trajtimit të mbetjeve janë rritur shumë për shkak të kontratës që ka bashkia me inceneratorin e Sharrës.

Sipas Myshketës, kjo kontratë është pjesë e aferës së madhe korruptive që rëndon xhepat e qytetarëve të cilët nuk marrin shërbimin e duhur.

Bashkia e Durrësit pretendon se është rritur numri i bizneseve dhe kjo bën një arkëtim më të madh të tarifave të trajtimit të mediave, duke shtuar arkëtimin e bashkisë.

Bashkia e Durrësit ka një kontratë të lidhur me inceneratorin e Sharrës ku ndjeshëm rritin detyrimin e të qytetarëve dhe bizneseve në lidhje me këtë kontratë që është një aferë që i shkon në linjë aferës korruptive të madhe prej 400 milionë euro, afera e inceneratorit. Prapa hekurave ndodhen një numër i madh politikanësh i rangjeve të larta.

Qytetarët e Durrësit paguajnë në bazë edhe të peshës që bëhet ky lloj transporti për ton në inceneratorin e Sharrës çka rrit ndjeshëm shpenzimin dhe peshën ndaj xhepave të qytetarëve dhe bizneseve në Durrës.

Çdo familje paguan 3500 lekë në vit, ndërsa ruralet 1500 lekë në vit. Qoftë qytetarët dhe bizneset nuk marrin shërbimin e merituar. Bëhet pagesë që nuk kthehet në shërbim. Ankesa vijnë nga qytetarët në lidhje me leximin e faturës së ujësjellës kanalizimit e cila është e mbingarkuar me taksat vendore dhe tarifimet e ndryshme. Asnjë qytetar nuk a transparencë me atë që paguan.

Artikulli paraprakFilozofi Scruton: Atë që ke trashëguar nga etërit e tu – meritoje
Artikulli tjetërRaporti i Antimafias: Shqiptarët po ‘pushtojnë’ tregun global të kokainës, janë bërë ekspertë në transport dhe negociata