UEFA ndryshon Ligën e Kampioneve, rregulli i ri për të shmangur favorin që kishin Interi dhe PSG për të arritur finalen

Sezoni i parë i Ligës ë Kampioneve me formatin e ri sapo u mbyll, por që para finales me Interit dhe PSG-së, është vendosur për një ndryshim i cili do të hyjë në fuqi për edicionin e ardhshëm. Klubet pretendonin në UEFA që finalja ndoshta mund të kishte qenë e ndryshme me rregullin e ri që hyn në fuqi.

UEFA ka vendosur rregullin e ri për fazën me eliminim direkt, me sistemin tenistik për të shpërndarë tetë skuadrat që dalin të parat në fazën e turneut me tabelën e renditjes të përbashkët.

Por edicioni aktual, nuk i garantonte skuadrave të tetëshes së parë, me përjashtim të turit 1/16, avantazhin e fushës në turet pasardhëse, që të luanin ndeshjen e kthimit në stadiumin e tyre.

Kësisoj, në gjysmëfinalet e turneut, u regjistrua rastësia e çuditshme ku shorti i buzëqeshi Interit dhe PSG-së, që luajtën ndeshjet e kthimit në fushën e tyre përkatësisht ndaj Barcelonës dhe Arsenalit të cilët ishin renditur më mirë se ata. Kësisoj, me mbështetjen e tifozerisë, ata kishin një armë më shumë në dispozicion dhe ia dolën të siguronin finalen e madhe.

Tani UEFA ka vendosur që në fazën me eliminim direkt, do të jetë gjithmonë skuadra me renditjen më të mirë në grupin e përbashkët ajo që do të gëzojë faktorin fushë. Ndërkohë, nuk është miratuar propozimi që në turet e para të fazës me eliminim direkt, deri në çerekfinale, të shmangen përplasjet mes skuadrave të të njëjtit shtet.

Artikulli paraprakMbahen më mirë në temperaturë ambienti, zbuloni frutat dhe perimet që nuk duhen futur në frigorifer
Artikulli tjetërBisedime për armëpushim në Ukrainë, zëdhënësja e Trump: Presidenti i gatshëm të takohet me Zelenskyn dhe Putinin në Turqi