Rrjeti i errët, narkotikët dhe dorëheqja e një ministri, një skandal i paprecedentë trondit Çekinë

Në një vend ku besimi në institucione ndërtohet me vështirësi dhe shkatërrohet në një çast, zbulimi se një ish-trafik droge i dhuroi miliona euro ministrit të drejtësisë mund të jetë pika e kthesës që do të rrëzojë qeverinë e kryeministrit Petar Fiala. Për ta përkeqësuar situatën, incidenti shpërtheu vetëm katër muaj para zgjedhjeve parlamentare. Në mars të këtij viti, Ministria Çeke e Drejtësisë pranoi një donacion prej 468 bitcoin-esh, me vlerë rreth 40 milionë euro, ose pothuajse një miliard korona çeke, në kohën e transaksionit, nga Tomáš Jiřikovský, një trafikant droge i dënuar i cili dikur drejtonte një platformë të paligjshme online për shitjen e narkotikëve në rrjetin e errët.

Pasi vuajti një dënim, Jiřikovský rimori aksesin në pajisjet elektronike që ishin sekuestruar gjatë arrestimit të tij. Në këmbim të ndihmës së Ministrisë në hapjen e një portofoli dixhital, ai i ofroi shtetit 30 përqind të përmbajtjes, një “pendesë” pothuajse simbolike, siç e quajti ish-ministri i Drejtësisë Pavel Blažek. Pa informuar rregullatorët financiarë ose policinë, marrëveshja u arrit dhe u zbatua. Por faqja e internetit investigative Deník N zbuloi detaje të marrëveshjes. “Ishte aq ligjore sa nuk mund të kishte qenë më e ligjshme”, e mbrojti veten Blažek, duke mohuar çdo paligjshmëri në procedurat. Por dëmi ishte bërë tashmë.

Nën presionin në rritje nga opozita, publiku dhe madje edhe nga partia e tij, Blažek dha dorëheqjen. Karel Havlíček , nënkryetar i partisë populiste të krahut të djathtë ANO të Andrej Babiš , tha se partia do të nisë një mocion mosbesimi ndaj qeverisë. “Kjo qeveri duhet të kishte dhënë dorëheqjen menjëherë. Nuk ka mundësi tjetër”, tha Havlíček për televizionin kombëtar.

Artikulli paraprakAnaliza e “CNN” për sulmin vdekjeprurës në Gaza: Provat nuk gënjejnë, Izraeli është fajtor
Artikulli tjetërBashkëpunim i ngushtë Gjermani-SHBA, Merz për DW: Dëshirojmë të arrijmë një marrëveshje për tarifat e Trump brenda javëve të ardhshme!